Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mbajti këtë të premte një konferencë për media, ku nga ambientet e Kryeministrisë i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme SPAK që të zbardhë “21 janarin”.
Në fjalën e tij Rama u ndal dhe te dhuna në parlament, ku u pyet nëse mund të ketë një negociatë me ish-kryeministrin Sali Berishën për të normalizuar punimet e parlamentit.
Kreu i qeverisë theksoi se Partia Socialiste nuk bashkëpunon me persona non-grata dhe se nuk mbetet gjë tjetër veçse drejtësia të merret me personat që zbatojnë ushtrimin e detyrës së të tjerëve.
“Ne nuk negociojmë me non-gratën dhe me asnjë zëdhënës të non-gratës. Këtë e kemi thënë që ditën e parë dhe nuk është e re. Non-grata dhe ata që për një hall personal me drejtësinë e re kanë marrë përsipër të kthejnë parlamentin në një shesh për të bërë përshesh dhe i gëzohen faktit se ndezja e flakës në parlament merr dhenë nëpër botë, a thua se kjo sjell gjë tjetër përveç zhgaravitjes së imazhit të Shqipërisë.
Janë në të drejtën e tyre të bëjnë zgjedhjet e tyre, parlamenti ka rregullat dhe kufizimet e veta. Në kushtet kur rregullorja përjashton si masën më ekstreme të mundshme përjashtimin 10 ditë të një zjarrëvënësi ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse që drejtësia të bëjë drejtësi mbi atë që pengojnë forcërisht ushtrimin e detyrës së të tjerëve. Nuk ka asgjë për t’u negociuar pasi nuk është e vërtetë se një numër i caktuar firmëtarësh iu teket të ngrenë një komision hetimor. Është qartësisht e kornizuar në ligj, se po të ishte Kushtetuese çdo nismë për të ngritur një komision, Gjykata Kushtetuese nuk do të shpallte anti-kushtetuese komisione të caktuara, siç ka ndodhur”, tha Rama.
Rama ka folur gjithashtu për “21 janarin”. Sipas tij Prokuroria e Tiranës është tallur me përbuzje me Kushtetutën, ligjin, dhimbjen dhe të drejtën e familjarëve të viktimave në radhë të parë, por dhe gjithë shoqërisë për të njohur deri në fund të vërtetën.
Rama tha se një provë e re që ka dalë para disa muajsh është trajtuar si leckë, ndaj ai shprehu besimin se drejtësia e re do të vepronte.
“Qysh se ky krim ka marrë rrugët e prokurorive dhe gjykatave të vendit ka ndryshuar struktura e sistemit të drejtësisë dhe personalitetet apo profilet e zyrtarëve të lartë hetohen nga një tjetër strukturë. Leximi i vendimit të gjykatës është si të lexosh një rrëfim të stërpërsëritur prej nesh në vite dhe vendosja e gishtit drejtpërdrejtë te autoritet ekzekutive të kohës është e shkruar e zeza mbi të bardhë.
Jo vetëm për krimin e vrasjes që ka mbetur pa autor, sepse vrasja nuk ka nisur nga tërheqja e këmbëzës së automatikut, por nga urdhri i cili ka ardhur nga maja, por nga ana tjetër gjykata vë gishtin dhe te krimi i pengimit të drejtësisë. Është e qartë se autoritetet ekzekutive më të larta të vendit kanë penguar në mënyrën më brutale dhe kriminale drejtësinë që të reagojë dhe veprojë në kohë reale për të nisur zbardhjen e këtij krimi.
Nuk ka asnjë forcë që mund të pengojë zbardhjen përfundimtare të krimit shtetëror të 21 janarit, por mundtë vazhdojë të vonohet dhe për këtë arsye jam këtu duke shprehur këto konsiderata sepse është jashtëzakonisht e rëndësishme për moralin e sistemit të drejtësisë, për moralin e reformës në drejtësi, për moralin e institucioneve të reja të drejtësisë që të mos vazhdojë kalvari i familjeve të viktimave,” u shpreh Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës