LAJMI I FUNDIT:

RAM prezanton SUV-in elektrik me tri radhë të ulëseve

RAM prezanton SUV-in elektrik me tri radhë të ulëseve

Pas gati tre viteve, kur për herë të parë filluan të qarkullojnë thashethemet për SUV-in e RAM më në fund është prezantuar koncepti RAM 1500 Revolution BEV, që u prezantua në panairin CES në Las Vegas.

Duke marrë parasysh se është vetëm një koncept, RAM nuk ofron detaje lidhur me motorin apo performansat e kësaj veture, transmeton Telegrafi.


Deri më tani dihet vetëm se ka dy motorë elektrikë, ku njëri bën tërheqjen e rrotave të para dhe tjetri ato të pasme. Sistemi 800 voltësh DC i mundëson një mbushje të shpejtë me kapacitet prej 350 kW.

Në kushte optimale, shoferi mund të fitojë 160 kilometra shtesë për afro 10 minuta mbushje. Gjithashtu dihet se RAM 1500 Revolution Concept përdor arkitekturën Stellantis STLA.

Ka rrota prej 24-inç dhe fellne të ndritshme RAM, por edhe mbrojtëse ndaj baltës në pjesën anësore. Sa i përket pjesës së brendshme mund të ofrojë edhe katër ulëse shtesë, pa pasur nevojë që pasagjerët e tjerë të ndjejnë mungesën e hapësirës për lëvizjen e këmbëve. /Telegrafi/