LAJMI I FUNDIT:

Rakitic: Nuk festoj nëse shënoj ndaj Sevillas

Rakitic: Nuk festoj nëse shënoj ndaj Sevillas

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiç thotë se ai nuk do të festojë nëse shënon kundër Sevillas në finalen e Copa del Rey.

Barcelona dhe Sevilla do të përplasen nesër mbrëma në finalen e Kupës së shtetit të Spanjës.

Ish-futbollisti i Sevillas thotë se sfida me ish-skuadrën e tij është e veçantë, por sipas tij, kësaj radhë është edhe më e veçantë pasi që është finale. Rakitiç dy vjet më parë i është bashkuar Barcelonës nga Sevilla.

“Ndeshja me Sevillan gjithmonë është e veçantë, por këtë herë kjo është edhe më e veçantë, sepse kjo është një finale”, ka thënë Rakitiç.


“Unë nuk të festojë nëse shënoi nga respekti për tifozët e Sevillas. Të mërkurën Sevilla ka festuar (titullin e Europa League), por të dielën unë do t’i mund ata. Përmbyllja e sonte me dy trofe të fituar do të ishte e shkëlqyer”, tha mesfushori kroat.