LAJMI I FUNDIT:

Rakiq: Nga sot nuk ekziston sistemi i Prishtinës në veri

Rakiq: Nga sot nuk ekziston sistemi i Prishtinës në veri

Në Mitrovicën veriore ka filluar një protestë e serbëve, sepse, për siç thonë ata, veprimet e Prishtinës dhe arrestimi i serbëve në Mitrovicë.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, në protestë janë të pranishëm kryesisht qytetarë të pjesës veriore të Mitrovicës.


Atyre, siç thuhet tutje, përcjell Telegrafi, iu është drejtuar kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, i cili rreth një orë më parë, së bashku me kryetarët e tri komunave të tjera serbe në veri të Kosovës dhanë dorëheqjen.

“Ne duam të dërgojmë një mesazh të qartë për mediat, Prishtinën dhe Brukselin se kjo protesta janë të qeta dhe nuk do të donim që dikush t’i nxirrte jashtë kontekstit”, citohet të ketë thënë Rakiq.

Ndërsa, sipas Tanjug, Rakiq u ka thënë protestuesve se nga sot nuk ka asnjë sistem të Prishtinës në veri. /Telegrafi/