LAJMI I FUNDIT:

Raketat nga Kujtesa tani në Therandë

Raketat nga Kujtesa tani në Therandë

Kujtesa, tashmë në qytetet dytësore, sjellë shërbimet më unike dhe produktet më të reja e më atraktive në treg, për shtëpitë tuaja.

Përsëri me risi sa i përket shpejtësisë më të madhe të internetit në Kosovë, e cila me ofertat e reja të arrin shpejtësi deri në 1 Gigabit për sekondë (1000 Megabit për sekondë), kjo për herë të parë në shtëpitë e qytetarëve në Therandë.

Duke marrë njërën nga Raketat e Kujtesa, ju mund të përfitoni nga shpejtësia e internetit deri në 1 Gigabit për sekondë të cilës i bashkohet edhe Wireless Modemi dhe përforcuesi i WI-FI që përballojnë dhe shpërndajnë këtë shpejtësi marramendëse të internetit; të shikojë kanalet e platformës Kujtesa duke pasur mundësi të njoftohet mbi kanalet më të reja dhe më prestigjioze në botë HBO 1, 2, 3 dhe Cinemaxx 1, 2 të cilat janë të mbushura me filma dhe seriale nga më të rejat ku sjellin premierat e filmave dhe serialeve më me fame botërore, me zhanre të lloj-llojshme.

Duke u rritur çdo ditë e më shumë, Kujtesa ka zhvilluar produktin më të ri, aplikacionin KUGO TV, i cili përveç se përmban në vete gjithë platformën e kanaleve televizive të Kujtesa së bashku me Sport, ofron edhe librarinë e pafund të filmave, serialeve, dokumentarëve, Video On Demand (VOD). Përdoruesit e KUGO TV do kenë mundësi të zgjedhin, të shikojnë përmbajtjen e aplikacionit kudo që janë dhe kurdo që duan. Aplikacioni do mund të shkarkohet nga AppStore ose GooglePlay. E më e bukura e KUGO TV është se përdoruesit do kenë mundësi të shfaqin në Televizionet e tyre, nëpërmjet ‘casting’-ut gjithë përmbajtjen që e kanë në aplikacion. Me fjalë tjera me KUGO TV do jeni një klik afër magjisë!

Për të përmbushur çdo kërkesë dhe nevojë të klientëve tanë, edhe kësaj radhe Kujtesa do ofrojë edhe resiverë me mbi 180 kanale televizive së bashku me ligat më ekskluzive te Sportit, të cilat transmetohen vetëm në Kujtesa; Champions League, Europa League, Bundesliga gjermane, Super Liga Turke, Kupa e Spanjës ‘Copa del Rey’, NBA si dhe Euroliga e Basetbollit.

Pjesë e këtyre 10 shërbimeve te reja, janë edhe numrat Z-Mobile, ku secila pako ka nga 4 numra me nga 5 euro mbushje, mirëpo risi në disa nga këto pako do jetë edhe një numër postpaid i cili ka 5 GB internet, 500 minuta dhe 500 SMS.

Ofertat për qytetin e Therandës, varësisht prej asaj që klientët zgjedhin, ndryshojnë në çmim duke filluar nga 11.99 euro deri në 19.99 euro. Vlen të përmendet se për tri ofertat e 19.99 euro, instalimi do realizohet brenda 24 orëve, përkrahja teknike për këta klientë do jetë 24 orë pa ndërprerje si dhe për këto pako, ofrojmë garancion, rikthim të parave brenda 15 ditëve.

Kujtesa njihet si operatori që i përket çmimeve më të volitshme, kualitetit të shërbimeve dhe mbulueshmërisë më të madhe të rrjetit në territorin e Kosovës. Kujtesa me këto oferta shumë shpejtë do të jetë prezent edhe në shumë qytete tjera!

Artikull i sponsorizuar

Artikull i sponzorizuar