LAJMI I FUNDIT:

Rajoy do që në Katalunjë të mos votohen separatistët

Rajoy do që në Katalunjë të mos votohen separatistët
Spain's Prime Minister Mariano Rajoy gestures during a news conference at Madrid's Moncloa Palace August 3, 2012. Spain inched closer to seeking a sovereign bailout on Friday as Rajoy opened the door to a request, although he said he needed first to know the attached conditions as well as the form the rescue would take. REUTERS/Susana Vera (SPAIN - Tags: POLITICS BUSINESS) EUROZONE/SPAIN-BAILOUT

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, u ka bërë thirrje banorëve të Katalunjës, që të mos votojnë për separatistët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në muajin e ardhshëm.

Gjatë një fjalimi të sotëm në Barcelonë, Rajoy ka kërkuar pjesëmarrjen e “shumicës së heshtur” në mënyrë që “zëri i tyre të shndërrohet në votë”.


Kjo është vizita e parë e kryeministrit Rajoy në Katalunjë prej se qeveria e tij në Madrid ka zbatuar sundim direkt në këtë rajon, para dy javësh.

Disa liderë separatistë të Katalunjës janë arrestuar nga autoritetet e Spanjës për shkak të deklaratës së njëanshme për pavarësi, të shpallur muajin e kaluar.

Ata ballafaqohen me akuza lidhur me kryengritje, rebelim dhe keqpërdorim të fondeve publike.

Vlerësohet se afro 750 mijë vetë mbrëmë kanë marrë pjesë në marshin në rrugët në pjesën qendrore të Barcelonës për të kërkuar lirimin e tyre nga burgu.

Ky rajon i pasur, ka shpallur pavarësi nga Spanja më 27 tetor, pas mbajtjes së referendumit. Ky referendum nga autoritetet në Madrid ishte shpallur ilegal.

Qeveria qendrore e Spanjës e ka pezulluar përkohësisht autonominë e Katalunjës, e ka shkarkuar presidentin, Carles Puigdemont, dhe zyrtarët e tjerë rajonalë, dhe ka shpallur zgjedhje të parakohshme për 21 dhjetor.