LAJMI I FUNDIT:

Ragip Begaj: Nesër të fillojë mësimi në shkollat e Malishevës

Ragip Begaj: Nesër të fillojë mësimi në shkollat e Malishevës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, përmes Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, ju bënë ftesë të gjithë mësimdhënësve të Komunës së Malishevës, që nga dita e nesërme, e hëne 21 janar 2019, të fillojnë procesin mësimor në gjysmëvjetorin e dytë.

“Pas propozimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për rritje të pagave për mësimdhënësit, ju bëjmë apel të gjithë mësimdhënësve, që nga dita e nesërme ti kthehen procesit mësimor”, thuhet në apelin e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtuar mësimdhënësve.


Jasharaj: Nuk ka përçarje në SBASHK, mësimi s'do të rifillojë në asnjë shkollë
Lexo po ashtu Jasharaj: Nuk ka përçarje në SBASHK, mësimi s'do të rifillojë në asnjë shkollë

Ndërkaq, ndalje të grevës kanë kërkuar edhe komunat: Juniku, Deçani, Hani i Elezit, Vitia, Mamusha, Rahoveci dhe Obiliqi.

Qeveria ka vendosur të bëjë rritje të pagave për arsimtarët për 20 milionë euro në vit.

Haradinaj ka thënë se rritja do të bëhet nga 534 euro në 597 për mësimdhënësit në shkolla të mesme, nga 479 në 525 për ata në arsimin fillor dhe nga 447 në 501 te ata në nivelin parashkollor.

Sipas SBASHK-ut vendimi që ka marrë kryeministri Haradinaj është vetëm 10 për qind e koeficientit të mësimdhënësve dhe jo 30 për qind siç po kërkojnë ata dhe prandaj edhe kanë vendosur që ta vazhdojnë grevën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori