LAJMI I FUNDIT:

Radusha në Saraj nëntë ditë pa ujë të pijshëm (Video)

Radusha në Saraj nëntë ditë pa ujë të pijshëm (Video)

Për më shumë se një javë fshati Radushë i komunës së Sarajit nuk kishte ujë.

Ujë u ndal, prej ditës kur u ndal rryma elektrike me çka shpërndarësi i ujit, i cili furnizon të gjithë fshatin prej më shumë se 500 shtëpi, nuk ishte në funksion.


Shpërndarësi i ujit u shkëput nga rrymë elektrike për shkak borxhit ndaj EVN-së, i cili arrin mija euro.

Përveç shtëpive, pa ujë ka mbetur edhe shkolla fillore e fshatit.

Orëmatësi i rrymës, nuk është i regjistruar në emër të askujt, andaj tek faturat nuk qëndron kush duhet ta paguaj atë.

Isak Ibrahimi thotë se deri në vitin 2002, faturat e rrymës elektrike për përçuesin e ujit i ka paguar Ministria për Punë dhe Politik Sociale, ndërsa për ndërprerjen e kësaj pagese banorët thonë se nuk kanë qenë të informuar.

“Gjatë kohës së luftës në Bosnje dhe Kosovë në fshatin tonë kanë qenë të vendosur refugjatë. Me kushte që të lirohet toka në fshatin Radushë dhe të ndërtohet kamp për refugjatë. Deri në vitin 2002 ujin për fshatin e Radushës e ka paguar Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Ne nuk e kemi ditur se përmbi kë është orëmatësi, dhe tani e kuptojmë se ne duhet të paguajmë rrymën elektrike që të kemi ujë”, tha Isak Ibrahimi, banorë nga Radusha.

Gjatë këtyre nëntë ditëve, banorët kishin udhëtuar me kilometra për të mbushur ujë.

Avdil Mejdiu kryetar i bashkësisë lokale Radushë falënderoi bashkëfshatarët që kanë duruar më shumë se një javë pa ujë. Ai thotë se problemi me ujin është zgjidhur përkohësisht dhe po bisedohet me EVN për mbyllje e këtij problemi.

TV21 kontaktoi edhe me EVN-në. Nga atje informojnë se po punojnë intenzivishtë për zgjedhjen e problemit. Por sipas tyre atje nuk është problem vetëm borxhi i energjisë së konsumuar elektrike i cili nuk është i paguar më gjatë kohë, por gjithashtu nuk është e rregulluar se kush është pronari i pikës matëse.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori