LAJMI I FUNDIT:

Radev: Të paktën dhjetë e herë e kam ftuar Pendarovski ta vizitojë Bullgarinë

Radev: Të paktën dhjetë e herë e kam ftuar Pendarovski ta vizitojë Bullgarinë

Në vitet e fundit, e kam ftuar Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, të paktën dhjetë herë të vizitojë Bullgarinë. Kështu tha sot presidenti bullgar Rumen Radev, duke komentuar qëndrimet e shprehura nga Stevo Pendarovski.

“Në tetor, gjatë hapjes së interkonektorit me ndihmën time para presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, RMV mori ndihmë financiare nga BE-ja për blerjen e energjisë elektrike”, shtoi Radev.


Radev theksoi se ishte i pari që e ngriti çështjen e bullgarëve maqedonas.

“Unë kam qenë personi që kam arritur të bashkëpunoj me të gjithë liderët dhe institucionet evropiane që përfshirja e bullgarëve të Maqedonisë në Kushtetutën e RMV-së të bëhet kusht i detyrueshëm për fillimin e negociatave për hyrjen në BE”, tha presidenti bullgar.

Radev shpreson se kryetari i RMV-së do të kuptojë se kjo do t’i ndihmojë vendit të tij të shkëputet nga ideologjitë e së kaluarës totalitare dhe të shkojë drejt demokratizimit të shtetit.

Pendarovski dje tha se në dy vitet e fundit nuk ka pasur asnjë bisedë konstruktive me Radevin, duke theksuar se sipas tij nuk ka klimë të fqinjësisë së mirë./Telegrafi/

Pendarovski: Në dy vitet e fundit nuk kam pasur dialog konstruktiv me Radevin
Lexo po ashtu Pendarovski: Në dy vitet e fundit nuk kam pasur dialog konstruktiv me Radevin