LAJMI I FUNDIT:

Radev: Shumë shpejt do të bëhet e qartë nëse Maqedonia e Veriut dëshiron të shkojë drejt Evropës

Radev: Shumë shpejt do të bëhet e qartë nëse Maqedonia e Veriut dëshiron të shkojë drejt Evropës

Presidenti bullgar Rumen Radev tha sot se së shpejti do të bëhet e qartë nëse presidenti i ri dhe partia që fitoi zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut me një diferencë të konsiderueshme do të punojnë për perspektivën evropiane të vendit apo do të shkojnë në një drejtim tjetër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë, siç raporton “BTA”, e tha pasi së bashku me nënpresidenten bullgare Ilikana Jotova vendosën lule para monumentit të Luftëtarit të Panjohur me rastin e 9 majit.


“Do të bëhet e qartë shumë shpejt nëse ai vend dëshiron të shkojë drejt Evropës. Qëndrimi im ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut ka qenë gjithmonë i hapur dhe konsistent, siç ishte me presidentët Gjorge Ivanov dhe Stevo Pendarovski, kështu do të jetë edhe me Gordana Siljanovska”, tha Radev.

Presidenti bullgar tha se gjithmonë ka mbështetur integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, “por duke respektuar parimet e fqinjësisë së mirë dhe veçanërisht kriteret e anëtarësimit të Kopenhagës”.

Sipas tij, kjo nënkupton “ndryshim të Kushtetutës dhe respektim të të drejtave të bullgarëve në RMV”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Lajme
Kurti “godet” sistemin e drejtësisë: Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës, numërohen në gishta

Kurti “godet” sistemin e drejtësisë: Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës, numërohen në gishta

Drejtësi

"Avokati Mëngjesi në gjendje të rëndë", mjeku: Ka dëmtim të trurit, vendimtare 72 orët pasuese

Lajme
Pse nuk po gjykohen në liri Thaçi dhe të tjerët, flasin juristët

Pse nuk po gjykohen në liri Thaçi dhe të tjerët, flasin juristët

Drejtësi
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Ahmeti: Cilido qoftë variant do të ishte i pranueshëm, veç Albin Kurti të mos jetë kryeministër

Ahmeti: Cilido qoftë variant do të ishte i pranueshëm, veç Albin Kurti të mos jetë kryeministër

Politikë
Kalo në kategori