LAJMI I FUNDIT:

Radev: Bullgaria nuk bën kërkesa të reja ndaj Maqedonisë së Veriut, por nuk pranon ndryshime në marrëveshjet e arritura

Radev: Bullgaria nuk bën kërkesa të reja ndaj Maqedonisë së Veriut, por nuk pranon ndryshime në marrëveshjet e arritura

Maqedonia duhet të zbatojë konsensusin evropian të vitit 2022 dhe Bullgaria nuk do të bëjë kërkesa të reja, por në të njëjtën kohë nuk pranojmë ndryshime në marrëveshjet e arritura, tha presidenti bullgar Rumen Radev në bisedën me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Kosta, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Maqedonia e Veriut duhet të fillojë me zbatimin real të konsensusit evropian nga viti 2022. Bullgaria nuk parashtron kërkesa të reja për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, por as nuk pranon ndryshime në marrëveshjet e arritura, të cilat janë inkorporuar në kuadër të negociatave”, tha Radev.

Radev thotë se ambicia e shprehur qartë e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE paraqet një mundësi për zgjerimin e hapësirës bazuar në parimet e demokracisë dhe sundimit të ligjit, që do të forcojë stabilitetin e rajonit.


Kusht për vazhdimin e negociatave të Maqedonisë për anëtarësim në BE është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë, të cilën OBRM-PDUKM e konsideron të papranueshme dhe kërkojnë që ndryshimet të hyjnë në fuqi pas përfundimit të negociatave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Shpërthim te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, policia në vendngjarje

Shpërthim te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, policia në vendngjarje

Lajme
Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Lajme
Kalo në kategori