Akset kryesore të Shqipërisë po monitorohen nga policia rrugore me radarë. Nga kontrollet edhe gjatë orëve të natës, janë konstatuar drejtues mjetesh të papërgjegjshëm që lëvizin me shpejtësi ekstreme, raporton Top Channel.
Vetëm në autostradën Tiranë-Durrës, gjatë 48 orëve të fundit janë pezulluar 39 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara. Por me radarë rrugorët po mbikëqyrin edhe 7 akse të tjera nacionale me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe shmangen e aksidenteve, sidomos në fundjavë, ku fluksi është shumë i madh, pasi shumica i drejtohen bregdetit. Por në korrik dhe gusht rritet ndjeshëm edhe numri i mjeteve me të cilat vijnë emigrantët, por edhe pushuesit e huaj.
Shkelje të rregullave të qarkullimit që u ka kushtuar patentën kanë kryer edhe shtetas të huaj, të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet. Sipas statistikave të Policisë Rrugore, deri më tani gjatë këtij sezoni turistik u është pezulluar leja e drejtimit më shumë se 150 shtetasve të huaj, që janë penalizuar për shpejtësi tej normave të lejuara apo parakalim të gabuar dhe kundra-vajtje.
Shumica janë shtetas kosovarë, por edhe çekë, polakë dhe italianë, të cilët, sipas procedurave duhet të sorollaten me javë të tëra në institucionet shqiptare për të tërhequr patentën.
Për shmangen e këtyre procedurave burokratike që kalojnë sa nga prefekti dhe Ministria e Jashtme në Kuvend është propozuar edhe ndryshimi i Kodit Rrugor që parashikon që shtetasit e huaj të paguajnë dyfishin e gjobës dhe patenta t’u rikthehet menjëherë. Por ky ndryshim kërkon 3/5 e votave të Parlamentit.
Ndryshimi i Kodit Rrugor kërkon 84 vota, ndaj mazhoranca kërkon edhe mbështetjen e opozitës për amendimin e ligjit.
Të hënën është seanca e fundit e këtij sesioni dhe nëse propozimi nuk votohet, atëherë nuk do të ketë asnjë zgjidhje për pushuesit e huaj këtë verë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi