Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka folur për arsyet e mundshme se pse nuk ka progres në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
“Nëse Ramush Haradinaj katër ditësh tha se çdo 15 ditë takohet me Milan Radojiçiqin, si njeri i rëndësishëm për veriun e Kosovës, me të cilin flet për integrimin e serbëve, atëherë mund të supozojmë, kush në fakt po e pengon hetimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit”, ka thënë për gazetën “Danas” Rada Trajkoviq.
Ajo beson se ekziston një marrëveshje politike për një heshtje në lidhje me vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare “Sloboda, Demokratija, Pravda“ (liri, Demokraci, Drejtësi) dhe se nuk është sekret se Radojiçiqin të gjithë e shohin si shefin kryesor të mafias në veri të Kosovës, përcjell Telegrafi.
Trajkoviq shpjegon se për Ramush Haradinajn nuk është e rëndësishme nëse Lisa Serbe e mbështet në Kuvendin e Kosovës, sepse, siç vlerëson ai, ata janë vetëm një “buton”, derisa Radojiçiqi është negociatori.
“Radojiçiqi paraqitet në veri të Kosovës gjatë rastit fatkeq, kur policia e Kosovës shkoi atje për ta shoqëruar delegacionin nga Beogradi. Megjithatë, me rastin e aksionit policor ai u largua nga vendngjarja, që të mos arrestohej, që pa dyshim flet për lirinë e tij me kusht, e cila do të zgjasë për aq kohë sa të zgjasin negociatat politike”, thotë Trajkoviq, duke përsëritur se vrasja e Ivanoviqit, është një krim i tmerrshëm.
Të përkujtojmë se, në një intervistë të mëhershme për “Danas”, Trajkoviq ka thënë se është një sekret publik se autoritetin faktik të pushtetit në veri të Kosovës e udhëheq Milan Radojiçic, i cili për bashkësinë ndërkombëtare është një njeri i mafias, dhe se pushtetin nuk e udhëheqin kryetarët e komunave, të zgjedhur zyrtarisht. Me këtë rast ajo theksoi se “Radojiçiq vrënë e këthjell, përcakton të mirën dhe të keqen”, dhe përderisa është ai serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për Asociacionin e Komunave Serbe, për shkak se edhe ai institucion do të ishte plotësisht nën kontrollin e tij. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska
Media zvicerane: Popullsia e Kosovës po tkurret
Rama nga Milano: Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat, siç ju ndodhi tragjikisht atyre të Greqisë
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”
“Me Kurtin Shqipëria shpreson, me ty Shqipëria vdes” – Rama pritet me parulla kundër tij në Itali
Pensionistët të zhgënjyer me Kurtin: Na ka shkatërruar
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi