LAJMI I FUNDIT:

Raci: Me ujdinë për ngjitësit në targa, Kosova e Serbia u kthyen në marrëveshjen e vitit 2016

Raci: Me ujdinë për ngjitësit në targa, Kosova e Serbia u kthyen në marrëveshjen e vitit 2016
Gazmir Raci

Ish-anëtari i delegacionit të Kosovës në dialog, Gazmir Raci, thotë se ajo që është arritur në Bruksel sipas Bislimit është kthim në marrëveshjen e arritur në Bruksel në vitin 2016.

“Nga ajo që tha Bislimi unë kuptova që këta janë kthyer në marrëveshjen e vitit 2016. Në atë marrëveshje janë pranuar tabelat RKS, dhe me atë marrëveshje parashihet që tabelat të mbulohen me stikersa”, deklaroi Raci në “Debat Plus”.


Ish-anëtari i delegacionit të Kosovës në dialog thotë se në atë kohë problemi pse nuk u zbatua marrëveshja ishte te pala kosovare.

“Problemi pse nuk u zbatua marrëveshja për targat kishte të bënte me disa probleme procedural burokratike që kishin të bënin me tenderat për stikersat. Kjo periudhë zgjati deri në vitin 2017 kur në Kosovë ndodhi ndryshimi i qeverisë. Pasi erdhi Qeveria e PAN-it, e dimë se ajo kurrë nuk është marrë me zbatimin e marrëveshjeve teknike”, shtoi Raci, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se BE kishte kërkuar llogari nga Kosova pse nuk po implementon marrëveshjen e stikersave.

“Bashkimi Evropain ka pasur problem me Kosovën për këtë çështje për tri vite. Në disa raste edhe neve që ishim pjesë e delegacionit na kërkonin llogari pasi askush nga Qeveria nuk e hapte telefonin për çështje teknike. Më vonë Serbia nuk ishte e interesuar për të zbatuar marrëveshjen dhe afati rrodhi deri kur u bënë pesë vite. Dhe sot jemi ku jemi”, deklaroi Raci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori