LAJMI I FUNDIT:

Rabinët evropianë kundërshtojnë masivisht “propagandën armene dhe demonizimin e Azerbajxhanit”

Rabinët evropianë kundërshtojnë masivisht “propagandën armene dhe demonizimin e Azerbajxhanit”

Midis 27 gushtit dhe 7 shtatorit, 86 autoritete shpirtërore judaiste nga Europa, Amerika dhe vendet myslimane, si dhe dhjetëra media fetare hebraike në mbarë botën, u shprehën kundër përdorimit të temës së Holokaustit nga figurat politike armene, përfshirë kryeministrin Pashinyan. si pjesë e një fushate për demonizimin e Azerbajxhanit.

Më 6 shtator, 50 rabinë kryesorë, të cilët përfaqësojnë shoqatën më të madhe të udhëheqësve fetarë hebrenj (Qendra Rabinike e Evropës), nënshkruan shkresën zyrtare të përbashkët drejtuar Kryeministrit dhe Presidentit të Armenisë. Ata kërkuan që “menjëherë dhe plotësisht” të hiqet përdorimi i temës së Holokaustit nga propaganda armene “për hir të arritjes së çdo qëllimi politik”.


Siç thekson letra, “ky mesazh duhet të merret parasysh nga të gjitha organet përkatëse qeveritare që përfaqësojnë popullin armen”.
Rabinët evropianë shprehën gjithashtu zhgënjimin e tyre të thellë përsa i përket bashkëpunimit të qeverisë armene me udhëheqjen e Republikës Islamike të Iranit, “një vend i cili vazhdimisht haptazi dhe publikisht bën thirrje për shkatërrimin e të vetmit vend hebre në botë”.

Faqja zyrtare e Qendrës Rabinike të Evropës shprehet se dënon “udhëheqësit armenë për përdorimin e retorikës së Holokaustit në një fushatë kundër fqinjit të tyre, Azerbajxhanit”.

Për më tepër, Israel Heritage Foundation, shoqata amerikane e krijuar nga të mbijetuarit e Holokaustit, theksoi në deklaratën e saj, se ata “refuzojnë përdorimin e lirshëm të fjalës “Holokaust” nga zyrtarët në qeverinë armene për të diskutuar situatën në rajonin e Karabakut dhe me vendosmëri ata pretendojnë se çdo krahasim me Holokaustin është i ndaluar dhe i pajustifikuar”.

Website-i Chabadinfo, një nga zërat kryesorë të lëvizjes më me ndikim të judaizmit në Shtetet e Bashkuara, Chabad, i quajti akuzat kundër Baku-së zyrtare në lidhje me “genocidin” e armenëve në Karabakun e Azerbajxhanit një “fushatë shpifjeje”.

Revista hebraike pan-evropiane Jüdisches Europa vuri në dukje, se tërheqja e analogjive midis politikës naziste të “zgjidhjes përfundimtare të çështjes hebraike” dhe qëndrimit të Azerbajxhanit ndaj armenëve në Karabakh, siç bën kryeministri i Armenisë, është krejtësisht i pabazë. Jüdisches Europa theksoi më tej se “lidhur me akuzat e Azerbajxhanit për “genocidin” e armenëve, “nuk ka asnjë provë të prekshme, siç janë regjistrimet e telefonave celularë”.

“Udhëheqësit armenë të varur nga Irani tashmë po shpallin “genocid urie” në OKB dhe mediat sociale janë të mbushura me foto të restoranteve plot zhurmë dhe dasmave luksoze në enklavë me grumbuj mishi të pjekur dhe ëmbëlsira në madhësinë e njeriut… nuk ka prova të prekshme ende për të mbështetur pretendimet e “popullatës së uritur” “që duhet të jetë një detyrë mjaft e lehtë në këtë epokë të mediave elektronike globale,” tha Judisches Europa.

“Jam i tronditur nga komentet e bëra nga lideri politik armen duke krahasuar situatën aktuale me shfarosjen e hebrenjve gjatë Shoah (Holokaustit),”ka shkruar në faqen e tij personale në Facebook Bruno Fischzon, i cili është kryerabin i departamentit të Moselës në Francën verilindore dhe në qytetin e Metz.,.
Rabini vjenez Arie Folger akuzoi zyrtarët komunalë francezë për politizimin e ndihmave humanitare, të cilët në fund të gushtit u përpoqën të udhëtonin nga Armenia në Karabakun e Azerbajxhanit pa pëlqimin e Baku-t zyrtar.

Siç vuri në dukje rabini i Bakusë Zamir Isaev, “SHBA dhe BE po bëjnë përpjekje për të përfunduar një marrëveshje paqeje midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Ushtrimi i presionit psikologjik (mbi Azerbajxhanin) duke sjellë çështjen e “genocidit” vetëm mund të dëmtojë procesin e negociatave.”

Rabinët kryesorë nga vende të tilla si Franca, Gjermania, Spanja, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruan apelin midis afro njëqind autoriteteve shpirtërore hebreje evropiane, të cilët folën kundër metodave të propagandës armene dhe demonizimit të Azerbajxhanit.

Krahas bashkëbesimtarëve nga qendrat më të mëdha evropiane, folën kleri i judaizmit nga një sërë qytetesh të Ukrainës, të cilat vuajnë nga raketat dhe sulmet nga dronët iranianë për më shumë se një vit e gjysmë, mes tyre edhe kryerabinët e Lvovit, Zhitomir, Uzhgorod, si dhe kreun e komunitetit fetar hebre të Odessa./Balkanweb

Igor CHALENKO, analist politik ukrainas, kreu i Qendrës për Analizë dhe Strategji (Kiev)

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori