Policia e Kosovës ka bërë të ditur një person në Prizren derisa ishte duke punuar në një servis ka rënë në kontakt me rrymën dhe i njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren, më 15 prill 2026, në ora 18:30.


“Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke punuar në një servis, nga pakujdesia ka pasur kontakt me rrymë dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/