Shkrimet dhe prononcimet e komentariatit për luftën në Ukrainë, më saktë për agresionin e Rusisë së Putinit kundër një shteti të pavarur dhe sovran, të cilit ia konteston regjimi rus sovranitetin dhe integritetin territorial, madje vetë identitetin kombëtar ukrainasve, është dëshmi e qartë se sa keq duken prijësit politikë, madje burrështetas vendesh të fuqishme, në dritën e situatave të reja, në retrospektivë. Ngjashëm edhe vetë komentariati.
Në gjuhë të huaja do të mund të keshë lexuar muajin e fundit shkrime të shkëlqyeshme komentatorësh, publicistësh, shkrimtarësh, ish-politikanësh, madje dhe rusë, për gabimet që duket tash qartë se i kanë bërë liderët e vendeve perëndimore përballë Presidentit rus Vladimir Putin. Të bindin lehtë tash këto shkrime e prononcime në media për gabimet e pandehura që kanë bërë presidentët amerikanë, kancelarët gjermanë, presidentët francezë, kryeministrat britanikë. Pa përmendur të tjerë, jo pak të rëndësishëm.
‘Kur të vijnë mendtë, s’ ti hanë as qentë’, thotë një proverb. Një tjetër, në shqip, ‘si kofini pas të vjelave’, për një situatë mbasi ka mbaruar puna, tepër vonë. Kjo vlen për politikanët dje dhe sot, por edhe për komentariatin gjithëherë.
Në retrospektivë – mbas kuvendit, në shqip, in hindsight, në anglisht – simbas një pjese të madhe komentatorësh sot, del se presidentët pararendës amerikanë që kanë qenë në detyrë në kohën e liderit rus Putin (si kryeministër, më shumë si president) – Bill Clinton, George W. Bush, Barack Obama, Donald Trump – i kanë pasur gabim jo rrallë politikat ndaj Rusisë së Putinit, me përjashtim ndoshta të Clintonit, mandati i të cilit ka përfunduar në fillim të presidencës Putin, që atëherë ishte ende e dobët, në vitin 2000. Bushi e vlerësoi të besueshëm Putinin fillimisht; Obama i kishte relacionet e ftohta me të, por reset-i i tij i marrëdhënieve të ShBA-ve me Rusinë dështoi; Trumpi e çmoi shumë, madje tepër, sa më shumë i besoi atij se Rusia nuk kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane të vitit 2016 sesa shërbimeve inteligjente amerikane. Presidenti Biden ka mbajtur qëndrime të forta ndaj Putinit edhe më herët. Do të duhet të presim se si do të duket në restrospektivë politika e tij ndaj liderit rus, të cilin e quajti ‘kasap’ së voni. Përfundimi i luftës në Ukrainë, shkalla në të cilën kjo do të shënojë humbje apo fitore të Putinit, mund të jetë përcaktuese, sepse Presidenti Biden është zotuar për ndihmë të madhe amerikane për Ukrainën në përballje me Rusinë okupatore.
Gjermania e ka marrë së tepërmi me të mirë Putinin dhe Rusinë në këto njëzet e sa vjet, venerojnë tash komentatorët. Kancelari Gerhard Schroeder, socialdemokrat, tash është mik i Putinit, prej ish-liderëve të lartë që ende refuzon ta qortojë, lëre më të distancohet prej tij. Kancelarja Angela Merkel, në 16 vjetët e saj në krye të qeverisë gjermane, ka mbajtur qëndrim të butë ndaj tij, shkaku i interesave ekonomike gjermane, por edhe i një faji që gjermanët duket se nuk e kanë larë ende karshi rusëve nga Lufta II Botërore. Politikanja e urtë gjermane, liderja e Evropës një kohë, ndonëse nuk e kërkonte këtë rol, atëherë lavdohej, tash kritikohet pothuaj prej të gjithëve. I vetmi që e kritikonte ishte Presidenti Trump, që e kritikonte për varësinë ekonomike gjermane ndaj Rusisë, për mospërmbushjen e kërkesave të tij që vendet anëtare të NATO-s, duke përfshirë Gjermaninë, të ndanin 2% të buxhetit për ushtrinë.
Është paradoksale që kancelari i tashëm gjerman, socialdemokrati Olaf Scholz, së voni zëvendëskancelar në kohën e Merkelit, bëri kthesën 180-shkallëshe, duke vënë 100 miliardë shtesë për shpenzime ushtarake të Gjermanisë në vitin 2022, po shkon drejt 2%-shit të buxhetit për ushtri, ndërpreu gazsjellësin Nordstream 2, që s’e ndërprente Merkeli. Thënë shkurt, po bën atë që kërkonte Donald Trumpi.
Apologjistë të Putinit gjen në Perëndim si në kampin e majtë, ashtu edhe të djathtë. Disa politikanë ndoshta do të paguajnë një çmim për këtë në fund të fundit. Ta shohim nëse ndodh kjo në zgjedhjet e pritshme në disa vende evropiane. Në Serbi jo, sigurisht. Vuçiqi, përkrahësi i madh Putinit, ndoshta pikërisht për këtë arsye, do t’i fitojë bindshëm zgjedhjet këtë të dielë, më 3 prill.
E vërteta është se ato që për momentin duken vendime të mira dalin shpesh vendime të këqija në afat të gjatë. Janë vendime të mira taktikisht, për konsum të brendshëm, për shije të turmave, pas të cilave shkojnë liderët e këqinj, shpeshherë populistë. Liderët e mirë marrin vendime strategjike, që mund të mos jenë për qejfin e popullit hëpërhë, por që dalin mirë edhe për të në afat të gjatë. Soji i njerëzve që merr vendime të tilla është soj i prijësve. Të tillë ka gjithnjë e më pak te ne dhe në botë, për fat të keq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit