LAJMI I FUNDIT:

Qyteza italiane me fontanën e verës, mund të pihet falas në çdo kohë (Foto)

Qyteza italiane me fontanën e verës, mund të pihet falas në çdo kohë (Foto)

Kantina Dora Sanchese, që ndodhet në regjionin Abruzzo, në afërsi të Romës dhe Ortonës, e ka krijuar një fontanë nga e cila do të rrjedhë verë, 24 orë në shtatë ditë të javës.

Megjithëse kjo nuk është një fontanë si Trevi i famshëm, por do të sjell lëngun sapo të jetë shtypur butoni, transmeton Telegrafi.


Kjo është ndërtuar për banorët, vizitorët e shumtë si dhe pelegrinët që kalojnë në të ashtuquajturën rrugën e Shën Tomasit.

Derisa shumë e kanë konsideruar si formë të marketingut, të tjerë janë shprehur të kënaqur me verën e shijshme që jepet falas.

Në anën tjetër, zyrtarë të kantinës kanë kërkuar që ky vend të mos shfrytëzohet për qëndrim të gjatë, nga frika se mund të mblidhen pijanecët. /Telegrafi/

Qyteza italiane me fontanën e verës ku mund te pihet falas ne çdo kohe foto 2