LAJMI I FUNDIT:

Qyteti i Shkupit do të punësojë njerëz të pastrehë

Qyteti i Shkupit do të punësojë njerëz të pastrehë

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, ka mbajtur mbledhje me personat e pastrehë të cilët janë të interesuar dhe motivuar të jenë të angazhuar me punë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në mbledhje u diskutua për të ardhurat e të pastrehëve, përvojat dhe mundësitë për punësim dhe prezantimet aktive në shoqëri.


Deri tani, në vitin 2016 me mbështetje të Qytetit, në punë janë angazhuar 8 persona në ndërmarrjet publike, dhe atë praktikë Qyteti planifikon ta vazhdojë edhe në të ardhmen dhe t’u ndihmojë kësaj kategorie qytetarësh.

Në mbledhje aktivisht mori pjesë edhe përfaqësuesi i Kryqit të Kuq-Shkup, koordinator i aktiviteteve të Pikës për personat e pastrehë në Momin Potok, ku gjithashtu, çdo vit mbështet me 500 mijë denarë nga Buxheti i Qytetit të Shkupit. /Telegrafi/