Banorët e Carlyle Gardens Retirement Village që ndodhet në periferi të Condon në Queensland, janë duke u ankuar për disa javë me radhë, se në zonën ku banojnë, po ndjehet një erë sikur e një njeriu të vdekur.

Askush deri më tani, nuk e di arsyen e kësaj ere misterioze, ndërsa njerëzit janë të ndarë nëse kutërbimi vjen nga ndonjë njeri i vdekur, apo ujërat e zeza të ndonjë kanalizimi, transmeton Telegrafi.

“Mbanë erë sikur e ndonjë të vdekuri, jam i befasuar se komuna nuk ka bërë asgjë, për ta larguar këtë erë”, ka thënë Jeff Williams, një nga banorët më të moshuar të zonës.

Derisa askush nuk ka thënë se në këtë qytet australian, era e keqe po përhapet nga ndonjë trup i pajetë, autoritetet e mirëmbajtje infrastrukturore, njoftuan se nuk është duke u përhapur nga ndonjë kanalizim.

Sipas mirëmbajtëse, të gjitha gypat janë në rregull dhe të gjithë kapakët janë të mbyllur, duke pamundësuar përhapjen e erës së pakëndshme.

Zëdhënësi zyrtar i zonës, ka bërë të ditur se janë bërë kontrolle të detajuara, përfshirë edhe në prona private, ndërsa nuk e kanë gjetur origjinën e kësaj ere që po shqetëson banorët. /Telegrafi/