LAJMI I FUNDIT:

Qyteti i Mitrovicës mbetet dhe pa ujë

Qyteti i Mitrovicës mbetet dhe pa ujë

Qytetarët e Mitrovicës, pos përballjes me mungesë të energjisë elektrike për shkak të djegies së trafostacionit të ndërmarrjes “Trepça” në Mitrovicë, janë duke u përballur dhe me mungesë të ujit të pijshëm.

Zëdhënësi i Ujësjellësit Regjional të Mitrovicës, Niman Baliu në një prononcim për Telegrafin ka thënë se qyteti nuk është duke u furnizuar me ujë prej orës 11:00, ku edhe është ndërprerë energjia elektrike në qytet.


“Nga ora 11:00 ka ndërprerje të energjisë elektrike në fabrikën e ujit në Shipol të Mitrovicës, dhe kjo është arsyeja e vetme e mungesës së furnizimit me ujë. Edhe në këto momente ende nuk ka rrymë në fabrikë’, ka thënë Baliu.

Ndryshe, një trafostacion i ndërmarrjes “Trepça” në Mitrovicë, është përfshirë nga zjarri ku si pasojë qyteti i Mitrovicës ka mbetur pa energji elektrike. /Telegrafi/