LAJMI I FUNDIT:

Qytetet dhe fshatrat ku do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike të enjten

Qytetet dhe fshatrat ku do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike të enjten

KEDS përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se nesër në disa zona do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të realizimit të punimeve.

Në njoftim të KEDS-it bëhet e ditur se nesër në NS 110/35/10 kV Theranda do të shkyçet:


Dalja 10 kV Shiroka, prej orës 17:00 deri në orën 19:00, ku gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Shiroka, pjesët periferike të Therandës (rr.Reqani).

“Më 23.06.2016 në NS 110/10 kV Prizreni 3 do të shkyçen: Dalja 10 kV Bazhdarhana prej orës 11:00 deri në orën 12:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat/ rrugët: Adem Jashari, Edit Durham, Preveza, Murat Kabashi, Srebrenica, Manush Berisha, Mehmet Akif Ersoj, Mbreti Agron, Mbreti Bardhyl, Bekim Muhaxheri, Behajdin Hallaqi, Ersan Mazreku, Leskovci, Pellazgët, Agron Bytyqi, Fahredin Hoti, Ukë Bytyqi, Fadil Balaj, Elena Gjika, Beteja e Kabashit , Janina, Ahmet Prishtina, Flamuri, Meriman Jakupi, Dalmatët, Qazim Berisha(banesat), Rexhep Kabash i, Muhaxherët, Bazhdarhane, Fan Noli, dhe Albulena”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se në TS 110/35/10 kV Lipjando të shkyçet: Dalja 10 kV Bablakunga ora 12:00deri në orën13:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Bablaku, Pojata, Cërnilla, Mirashi, Babush i Muhaxherëve, Surqina, Tërni dhe konsumatorët komercialë.

“Më 23.06.2016 në NS-35/10kV-Vrellë Magure do të shkyçet: Dalja 10KV-Fshatrat-Magurë kodi 41048002 nga ora 12:00 deri në orën 14:00. Gjatë kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Magura, Medveci, Qylaga, Torina, Poturovci, Blinaja, Dobraja e Vogël, Dobraja e Madhe, Blinaja dhe Gllanica si dhe konsumatorët komercial të kësaj daljeje 10kV”, thuhet më tej në njoftim.

Në Podujevë, ndërprerje të energjisë do të ketë në fshatin Ballofc nga ora 08:00 deri në orën 11:00 dhe nga ora 14:00 deri në orën 17:00.

Po ashtu, gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Surkish, Balloc, Lladoc, Sfeqël, Dumosh, Shjakoc, Surdull, Herticë, Drazhnje, Rakinicë dhe Turiçicë.