LAJMI I FUNDIT:

Qytetari raporton se prej dy muajsh mungon ndriçimi publik në lagjen Dardania në Prizren

Qytetari raporton se prej dy muajsh mungon ndriçimi publik në lagjen Dardania në Prizren

Mungesa e ndriçimit publik në zonat e banuara vazhdon të paraqesë problem për qytetarët në shumë qytete të Kosovës.

Në disa qytete tjera ekziston infrastruktura, mirëpo organet komunale nuk reagojnë me kohë në rregullimin e llambave të prishura.


Një gjë e tillë është raportuar edhe në qytetin e Prizrenit.

Një qytetar që ka dashur të mbesë anonim ka raportuar në platformën ndreqe.com me 7 mars se prej dy javësh në lagjen Dardania në Prizren ndriçimi publik mungon për shkak të prishjes së llambës.

Me synim të ngritjes të qytetarisë aktive dhe llogaridhënies nga komunat, nga fillimi i këtij viti ndreqe.com dhe Telegrafi.com kanë filluar bashkëpunimin që raportimet e qytetarëve por edhe intervenimet e komunave të pasqyrohen drejtë dhe saktë.

Lagjja Dardania Prizren, ndriçimi publik i prishur

Aplikacioni ndreqe.com mund të shkarkohet nga sistemet IOS dhe Android.

Ndreqe.com mbështetet nga projekti “Kosovo Climate Promise Project” që implementohet nga UNDP Kosovo dhe financohet nga Qeveria e Japonisë. /Telegrafi/