LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët të ndihmojnë në luftimin e korrupsionit

Qytetarët të ndihmojnë në luftimin e korrupsionit

Lëvizja FOL ka shfaqur një performancë “Hupja fijen korrupsionit”, në kuadër së javës kuadër korrupsionit me ç’rast iu është bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ta luftojnë korrupsionin.

Mexhide Demolli-Limani, drejtoresha e Lëvizjes FOL, tha se përmes kësaj performance po shënojnë ditën kundër korrupsionit.


Sipas saj, duhet bërë shumë në mënyrë që institucionet të japin llogaridhënie.

“Përmes kësaj performance, FOL do të paraqes dy bota, njërën të thjeshtë, ndërsa tjetrën të politikës tonë. Kemi nevojë urgjente, duhet të jemi të vetëdijshëm, bëheni pjesë e transformimit, luftoni korrupsionin”, tha ajo, raporton KP.

Stephen Carpenter nga USAID Team, tha se kjo performancë do të paraqes rolin kritik të qytetarëve në një shoqëri demokratike.

“Është detyrë e çdo qytetari që t’i mbaj nën vëzhgim këta zyrtarë që të punojnë në mënyrë demokratike. Viti 2018 ka shënuar një ndryshim sa i përket transparencës në prokurorimit. Qytetarët tani e kanë mundësi që të shohin kontratat që kanë bërë me operatorët apo ofrueseve të shërbimeve”, ka shtuar ai.

Sipas tij, qytetarët duhet të shfrytëzojnë këtë moment që të ndihmojnë luftimin e korrupsionit, në mënyrë që Kosova të jetë më transparente./telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Regjistrimi i popullsisë: 200 mijë banorë rezidentë të regjistruar, po marrin pjesë edhe serbët

Regjistrimi i popullsisë: 200 mijë banorë rezidentë të regjistruar, po marrin pjesë edhe serbët

Lajme
Kalo në kategori