LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët të kënaqur që testimet për coronavirus po bëhen edhe në qendër të Prishtinës

Qytetarët të kënaqur që testimet për coronavirus po bëhen edhe në qendër të Prishtinës

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike sot kanë filluar testimin e qytetarëve për coronavirus në qendër të Prishtinës. Drejtori Naser Ramadani tha se testime do të bëhen edhe në pika të tjera.

Shumë qytetarë që kanë dyshuar se mund të jenë të infektuar nga coronavirusi, sot kanë mundur të testohen fare lehtë në qendër të Prishtinës.

Ky veprim iu ka pëlqyer shumë qytetarëve të cilët thonë se kushtet5 ekonomike ua kanë pamundësuar realizimin e testimit në qendra private.

“Ky është një veprim shumë i mirë nga IKSHPK-ja. Ka njerëz që nuk kanë mundësi të testohen me para”, deklaroi për RTV Dukagjinin, qytetari Ramiz Çoçaj.

“Ky testim është shumë i mirë por është i vonuar. Është dashur të bëhet më herët në mënyrë që të mos rritet numri…Ka shumë njerëz që nuk dinë ku të adresohen dhe kjo për të bërë testime në shesh është shumë veprim i mirë”, deklaroi qytetarja Sanije Demiraj.

“Testimi masiv do të pasqyronte gjendjen reale se sa jemi të infektuar me coronavirus”, shprehet qytetari Ukë Osmanaj.

Testimet në shesh do të bëhen edhe ditën e mërkurë nga ora 9:30-13:00./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori