LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët raportuan, Komuna e Obiliqit sanon gropën në rrugë

Qytetarët raportuan, Komuna e Obiliqit sanon gropën në rrugë

Problemi i raportuar nga qytetarët e Obiliqit, për gropë në rrugë është zgjidhur nga Komuna.

Problemi me gropën e hapur në rrugë ishte raportuar në platformën ndreqe.com nga qytetarët me 5 prill të këtij viti.


Mirëpo, pas këtij raportimi ka reaguar komuna e Prishtinës duke u sanuar gropën te rruga “Ferid Curri”.

Raportimin mund ta shihni në këtë link: https://ndreqe.com/report/7289.

Me synim të ngritjes të qytetarisë aktive dhe llogaridhënies nga komunat, platforma ndreqe.com dhe Telegrafi.com po bashkëpunojnë që raportimet e qytetarëve por edhe intervenimet e komunave të pasqyrohen drejtë dhe saktë.

Qytetarët raportuan problemin, komuna e Prishtinës rregullon shenjën e rrugës
Lexo po ashtu Qytetarët raportuan problemin, komuna e Prishtinës rregullon shenjën e rrugës

Platforma në fjalë u mundëson qytetarëve të raportojnë lehtë dhe shpejt ankesat, ndërsa institucioneve komunale iu mundëson kanalizimin e këtyre kërkesave në një vend lehtë të qasshëm.

Aplikacioni ndreqe.com mund të shkarkohet nga sistemet IOS dhe Android.

Ndreqe.com mbështetet nga projekti “Kosovo Climate Promise Project” që implementohet nga UNDP Kosovo dhe financohet nga Qeveria e Japonisë. /Telegrafi/