LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët nga salla “1 Tetori” apelojnë për vaksinim

Qytetarët nga salla “1 Tetori” apelojnë për vaksinim

Procesi i vaksinimit kundër COVID-19 dhe gripit sezonal po vazhdon edhe sot në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, teksa nga e hëna ky proces do të bartet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen Emshir.

Shumica e qytetarëve të pranishëm në sallën “1 Tetori”, po vaksinohen me dozën e tretë dhe po apelojnë tek të tjerët që të vaksinohen.


Skender Shylemaja tha se të gjithë ata që nuk janë vaksinuar të vaksinohen që mos të vijmë deri te infektimi masiv.

“Kam ardhur me marrë vaksinën e tretë. Sot gjashtë muaj e kam marrë të dytën, po ndihem mirë, problem nuk ka. Edhe kisha apeluar te të gjithë të tjerët të cilën se kanë marrë vaksinën të vijnë të vaksinohen se është në të mirë më se pari të shëndetit të tyre dhe është mirë për gjithë popullatën mos me ardhur të infektimi masiv”, ka thënë ai.

Të njëjtin mendim ka edhe Nexhmije Ademaj që është vaksinuar me dozën e tretë.

“Vaksinën e tretë e kam marrë, shumë mirë kalova, mirë na presin. Apeloj të gjithë qytetarët që ta marrin, kur krejt bota e merr pse na mos me marrë”, ka thënë ajo.

E Sami Reizraka tregon që ka marrë të gjitha vaksinat kundër Codvid-19 edhe atë të gripit sezonal.

“Vaksinat i kam marrë të gjitha deri më tani, e kam marrë vaksinën kundër gripit, të gjitha këto që i kam marrë nuk kam pas kurrfarë problemi, as dhimbje. Prandaj apeloj të tjerët që të vijnë ta marrin këtë vaksinë sepse kjo është shumë e nevojshme, e dobishme për mua dhe për njerëzit tjerë dhe për mospërhapjen e Covid-19”, ka thënë ai.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.978 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.653.823 doza të vaksinës.

Ndërkaq, deri më sot 776.653 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë

Enner Mark zëvendësoi burgun e vjetër shtetëror Horsens dhe në vitin 2008 iu dha çmimi i arkitekturës së Bashkisë Horsens.

Burgu Enner Mark përbën institucionin Enner Mark. Shefi i Departamentit është Thorsten Holst Laursen.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar Gashi ka bërë të ditur se nga e hëna vaksinimi antiCOVID-19 dhe kundër gripit sezonal do të bëhet në lagjen “Emshir”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori