LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët në Vushtrri gjejnë kuletë dhe para, i dorëzojnë në stacionin policor

Qytetarët në Vushtrri gjejnë kuletë dhe para, i dorëzojnë në stacionin policor
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës bën të ditur se në dy raste qytetarët kanë gjetur një kuletë me para dhe dokumentacion dhe rasti tjetër vetëm para, të cilat i kanë dorëzuar në stacionin policor.

Dy rastet kanë ndodhur të premten.


Lexoni të plotë njoftimin:  

Më datë 26.01.2024 në Stacionin Policor Vushtrri është paraqitur një qytetar, i cili ka njoftuar policinë se rreth orës 08:30, kishte gjetur një portofol (kuletë) në rrugën “Zejnullah Begu” në Vushtrri. Në kuletë kishte pasur një sasi e të hollave dhe një foto, mirëpo nuk kishte pasur dokumentacion të ndonjë personi.

Gjithashtu më datë 26.01.2024, rreth orës 16:20, një qytetar ishte paraqitur në Stacionin Policor Vushtrri, i cili kishte njoftuar policinë se kishte gjetur një sasi të hollave në rrugën “Ramadan Fazliu” në Vushtrri. Paratë i kishte gjetur në rrugë dhe në afërsi të tyre nuk kishte vërejtur portofol apo ndonjë dokumentacion. 

Me gjithë përpjekjen e policisë për identifikimin e pronarëve, deri në këto momente nuk është arritur një gjë e tillë, andaj policia lëshon këtë informacion publik me qëllim që pronarët të njoftohen dhe të lajmërohen në Stacionin Policor Vushtrri apo të kontaktojnë policinë në numrin 192. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori