Qytetarët e katër komunave në veri të Kosovës kanë filluar nga java e kaluar t’i pranojnë faturat e energjisë elektrike.
Kompania “Elektrosever”, e cila është licencuar për furnizimin dhe faturimin me energji elektrike të komunave me shumicë serbe, është duke bërë shpërndarjen e këtyre faturave, ndërsa qytetarët për gjashtë muajt e parë të këtij viti do të faturohen paushall prej 21 euro e 60 centë.
Disa qytetarë të intervistuar nga KosovaPress, janë ankuar për çmim të lartë të këtyre faturave, mirëpo shumica prej tyre kanë pranuar se çmimi është normal, por që nuk e dinë si do t’ia bëjnë gjatë muajve të dimrit, atëherë kur duhet paguar më shumë.
Milisav Dimitrijeviq, qytetar nga veriu i Mitrovicës, thotë se e ka paguar faturën e rrymës.
Sipas tij, çmimi prej 21 eurosh është i lartë, duke pasur parasysh pensionin e vogël.
“Po, (kam marrë faturën)… Vlera e faturës është 21 euro dhe diçka të imëta… Për mua duke pasur parasysh pensionin e vogël, mjaft shtrenjtë është… por ç’të bëjmë, borxhi është borxh… E kam paguar”, thotë Dimitrijeviq.
Vesna, një qytetare tjetër e kësaj pjese të Mitrovicës, thekson se ky çmim tani për tani nuk është i shtrenjtë, por siç thekson ajo ‘nuk di si do t’ia bëjë atëherë kur duhet paguar 200 euro faturën’.
“Po, kam pranuar faturën dhe pikërisht jam nisur ta paguaj… 21. 50 euro… Tani për tani nuk është shtrenjtë, por më vonë duke ditur se pensionet tona janë të vogla, nuk e di si do ta paguajmë rrymën kur duhet paguar nga 200 euro”, thotë ajo.
Në anën tjetër, Radomir Milliq, një mitrovicas i vjetër, bën të ditur se akoma nuk e ka pranuar faturën, por thekson se do ta paguajë kur ta merr faturën.
“Akoma jo, disa në ndërtesë kanë pranuar faturat, me gjasë po shkojnë me radhë sipas kateve, unë jam në katin e katërt dhe ende nuk kanë arritur… Dikush po ankohet se çmimi i faturës është i shtrenjtë, dikush tjetër thotë se për aq sa ka shpenzuar rrymë, çmimi është normal…Gjithçka që shpenzoj, unë paguaj dhe rendi është që të paguhet për atë që shfrytëzon. Jam qytetar i vjetër, të mitë janë që 150 vjet mitrovicas të vjetër dhe nuk dua të koritem’, shprehet Milliq.
KosovaPress-i ka provuar disa herë të marr një prononcim nga drejtori i kompanisë ‘Elektrosever’ në veri të Mitrovicës, mirëpo ai asnjëherë nuk ka qenë në zyrën e tij.
Ndryshe, kjo është hera e parë që pas 24 vitesh qytetarët e këtyre komunave po faturohen për energjinë e shpenzuar, pasi e njëjta deri në vitin 2017 u kishte rënë në barrë qytetarëve të komunave tjera të vendit. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Këshilli i Investitorëve Evropianë mirëpret masat e rishikuara të Qeverisë për importet nga Serbia
Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro
Mijëra studentë fillojnë rrugëtimin e tyre akademik në UNI, fuqizuar nga Arizona State University
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda
Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!
Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro
Qeveria rrit pensionet për 20 për qind
Pensionet rriten me 20 për qind nga tetori, Murati: 100 milionë euro shtesë për 304 mijë përfitues
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën
NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi
Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia