LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët: Korrupsioni është bërë “bukë e ujë” në Maqedoninë e Veriut

Qytetarët: Korrupsioni është bërë “bukë e ujë” në Maqedoninë e Veriut

Korrupsioni në vend rritet për çdo ditë dhe në çdo sferë të jetës. Kështu vlerësojnë qytetarët. Ata thonë se në vendin tonë me korrupsionin ballafaqohesh sapo të hapësh sytë në mëngjes. Qytetarët thonë se nuk u besojnë deklaratave të politikanëve për luftën kundër korrupsionit dhe shtojnë se më të korruptuar janë ata që premtojnë se e luftojnë korrupsionin.

“Një dokument të thjesht të nxjerrësh do të keqtrajtojnë, do të thotë dhjetë ditë duhet të presësh, nëse e do menjëherë dihet tarifa. Ka, korrupsioni është si mirëmëngjesi tani, asgjë tani nuk është për çudi, populli u mësua prej shumë vitesh më parë e jo vetëm tani. Nuk ka përmirësim, gjithçka është keq e më keq, e shihni na shajnë të gjithë nga Evropa e deri në Amerikë për korrupsionin, do të thotë të gjithë e dinë. Te ne e din se jemi popull pa perde nuk na bëhet vonë për asgjë, vazhdojmë me atë tonën, si në Ballkan”, tha një qytetar.


“Këtu nuk ndërpritet korrupsioni, vetëm rritet nuk zvogëlohet. Hiç zero për qind u besojmë, bash ai që thotë se e luftojmë, ai është i korruptuar”, theksoi një qytetar tjetër.

“Flitet, shihet, të mos ketë korrupsion nuk do të intervenojë Amerika, ka korrupsion ajo dihet. Kërkojnë sidomos me këtë për denacionalizimin, kush ka dhënë ndër dorë ka marrë dokumentet e tapi, kush nuk ka dhënë asgjë”, shtoi një qytetar tjetër.

“Dikush nuk ka dy rrënjë qep për dërguar në shtëpi dikush milionerë nëpër rrugë e nëpër ujë, këto krejt duhet me i mbyllë në burg. Juve u kanë kërkuar për ndonjë dokument a ndonjë shërbim? Nuk kërkojnë por vet duhet ti japësh për të mbaruar punë, ai nuk ti lyp por duhesh vet me i dhënë” shtoi një qytetar tjetër.

“Korrupsioni nuk ndalet këtu kurrë vetëm më keq bëhet, vetëm shkojmë nga më e keqja. A u besoni politikanëve kur premtojnë se do e luftojnë? Asnjë politikani nuk i besoj asnjërit as për ilaç. Politikanët të shohin në sy e të rrejnë… Unë me çdo person që takohem këtë e flasin. Nuk kemi shtet, të kemi shtet korrupsion nuk do të ketë”, theksoi një qytetar tjetër.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori