Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Kosovës, kanë mbajtur sot në Gjilan, tryezë diskutimi me temë “Impakti i Marrëveshjeve të dialogut Kosovë-Serbi në rajonin e Gjilanit”.
Qëllimi i kësaj tryeze ishte promovimi i bashkëbisedimit në mes deputetëve të rajonit të Gjilanit, përfaqësueseve të Komunës së Gjilanit, shoqërisë civile si dhe qytetarëve lidhur me procesin e dialogut Kosovë – Serbi.
Konkretisht në tryezë u diskutua rreth marrëveshjeve të Brukselit të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e banorëve të Anamoravës, siç janë marrëveshja për lëvizjen e lirë, njohja reciproke e diplomave, kodi telefonik e çështje të tjera që lidhen me këto marrëveshje.
Ajo çfarë u theksua ishte nevoja për më shumë transparencë rreth këtij procesi, pjesëmarrje më e madhe e nivelit lokal në këto diskutime, ofrimi i zgjidhjeve praktike të qytetarëve të të dyja komuniteteve ndërsa zbatimi i marrëveshjes së diplomave u theksua si një ndër sfidat më të mëdha për këtë rajon.
“Çështje të tjera që u debatuan ishin edhe krijimin i asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe procesi i decentralizimit. Deputetët e pranishëm në këtë takim u zotuan që do adresojnë çështjet e ngritura në këtë diskutim në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Kjo tryezë organizohet në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar në mes KDI-së dhe Kuvendit që synon rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi si dhe fuqizimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit ndaj Qeverisë, me financimin e Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë.
Pjesë e panelit diskutues ishin deputetët e Kuvendit të Kosovës: Valdete Bajrami, Murat Hoxha, Ismajl Kurteshi, Zenun Pajaziti, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, Jeta Krasniqi nga KDI, Nebojša Simić nga CKSD, Enver Këqiku nga Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar si dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme të shoqërisë civile e qytetarë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in
Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës