Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, prej së cilës furnizohen me ujë të pijes afër gjysmë milioni banorë të Kosovës, garanton qytetarët se uji që distribuojnë, është cilësor dhe i pijshëm.
Zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Arbërie Zogiani, thotë se uji është i pijshëm dhe sipas standardeve ndërkombëtare.
“Sa i përket cilësisë së ujit që ne distribuojmë, me përgjegjësi të plotë ju garantojmë si Ujësjellës Rajonal, për cilësinë e mirë të ujit të pijes. Ne kemi dy laboratorë ku vazhdimisht bëhen analizat e ujit të pijes, laboratorin kimik dhe bakteriologjik, kemi pika të ndryshme të qytetit dhe gjithë zonës që çdo ditë merren mostrat për t’u bërë analizat dhe çdo herë dalin me rezultat pozitiv”, thekson Zogiani.
Kohë më parë, mediet në Kosovë patën raportuar për cilësi të dyshimtë të ujit të pijes edhe atyre të ambalazhuar. Këto raportime kishin ngritur shqetësime edhe te qytetarët e Kosovës.
Disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë thonë se nuk janë shumë të sigurt për cilësinë e ujit që atyre iu vjen nga kompania prej nga ata furnizohen.
Disa prej tyre, tashmë nuk e përdorin për pije, por vetëm për gjëra të tjera dhe thonë se preferojnë që ujin e pijes ta blejnë.
Kreshnik Sinani, një qytetar nga Prishtina, shprehet se “Ne zakonisht e blejmë ujin e pijes, pasi që cilësisë së ujit që vjen nga ujësjellësi, nuk i besojmë shumë, por edhe uji i ambalazhuar që e blejmë nuk besoj që është shumë cilësor, por që ndoshta është më i pastër sesa ai publik”.
Ndërsa, Shqipja, një qytetare nga Prishtina thotë se e blejnë ujin, por që nuk dyshojnë edhe në cilësinë ujit që vjen nga ujësjellësi.
“Në familjen tonë ujin e blejmë, po dëgjojmë se nuk duhet të pihet uji që vjen nga ujësjellësi, por të blihet, mirëpo mendoj që uji nga ujësjellësi është cilësor. Ne deri viteve të fundit e kemi pirë atë ujë, tash kemi filluar ta blejmë, ndoshta po mendojmë që është më i mirë”, thotë ajo.
Edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, një monitorim që kishte bërë për ujin e pijes në Kosovë, në muajin e kaluar, kishte konfirmuar se të dhënat laboratorike për parametrat kimik rezultojnë brenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i siguron qytetarët e Kosovës se ky institut ka kontroll të përhershëm të cilësisë së ujit për pije, si nga sistemet qendrore të furnizimit, ashtu dhe për ujin e ambalazhuar dhe nuk ka vend për shqetësim”, thuhet në një njoftim për qytetarë që kishte bërë ky institut.
Ky institut ka bërë të ditur se do të vazhdojë me monitorimin e cilësisë së ujit për pije sipas kompetencave ligjore në fuqi, me përgjegjësi të lartë profesionale.
Megjithatë, ata kanë kërkuar nga organet relevante që të avancojnë dhe zgjerojnë me prioritet spektrin e analizave laboratorike të ujit, ajrit dhe ushqimit në vend.
Sipas një publikimi të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, lidhur me ujërat në Kosovë, kohë më parë, thuhet se rreth 70 për qind e popullatës furnizohet me ujë nëpërmjet sistemeve publike, kurse rreth 29 për qind furnizohen nga sistemet vetanake. Ndërkaq, 0.7 për qind e qytetarëve nuk kanë në dispozicion shërbime të ujësjellësit./rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"
"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj