LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët ankohen për rrugën Nadakoc – Stanoc, kërkohet asfaltimi i saj

Qytetarët ankohen për rrugën Nadakoc – Stanoc, kërkohet asfaltimi i saj

Qytetarët që jetojnë në afërsi të magjistrales Vushtrri – Prishtinë janë ankuar për kushtet e këqija që ka kjo rrugë.

Një qytetar ka dërguar video në Telegrafi, ku shfaq gjendjen e këtij aksi rrugor, duke kërkuar që asfaltohet segmenti Nadakoc – Stanoc.


“Magjistralja Vushtrri – Prishtinë, përkatësisht segmenti Nadakoc – Stanoc, që në kushte normale përshkohet për 10 minuta, tash e një javë është rruge 1 orëshe. Kolonë e stërzgjatur, torturuese. Asfalti është prishur, me arsyetimin se shtrohet për 3 ditë, ndërsa ka më tepër se një javë që përballemi me këtë gjendje”, thuhet në reagimin e qytetarit. /Telegrafi/