Parku i Gërmisë vazhdon të mbetet ndër vendet më të preferuara të qytetarëve për të kaluar kohën e lirë, por vizitorët kanë disa pakënaqësi për këtë park, duke treguar për disa prishje që kanë ndodhur dhe që nuk janë rregulluar nga organet përgjegjëse.

Qytetarët kanë dërguar disa fotografi në redaksinë e Telegrafit, ku shihet se prishja ka në disa hapësira, të cila gjenden në këtë pjesë.


Kësisoj, qytetarët kanë shprehur shqetësimin e tyre se Parku i Gërmisë nuk po mirëmbahet siç duhet dhe se ata nuk po munden të shijojnë vendin aq sa duhet.

Telegrafi ka nisur disa pyetje në Komunën e Prishtinës lidhur me gjendjen e paraqitur në Parkun e Gërmisë, por që deri në publikimin e lajmit nuk ka pasur ndonjë përgjigje. /Telegrafi/

460569760 1540873060151621 5422985534872436619 n 1

460462158 536211742298449 8133159667408236678 n 1 1 e1727164938587

460002726 1191749595439216 1307678746937347477 n 1 e1727164955729