Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka adresuar çështjen e pranimit të 400 të rinjve në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), për vitin e ardhshëm për të cilën tha se kostoja buxhetore e tyre do të jetë 2.1 milionë euro.
Quni këtë çështje e adresoi tek ministrja e Financave Hykmete Bajrami, duke kërkuar që kjo ministri të siguroi 2.1 milionë euro për 400 kadetët e rinj të cilët vitin e ardhshëm do të hyjnë në sistemin e pagave.
“Për planin gjithëpërfshirëse të tranzicionit i cili në fazat e veta e ka dhe një kosto. Por që adresimi i kësaj çështje ne na siguron që në afatet e caktuara të përmbushim planet e tranzicionit. Ne jemi në procedimin apo selektimin e 5.400 kandidateve të cilët aplikojnë për 400 vende të parapara për vitin e ardhshëm. Nëse e marrim parasysh hyrjen e tyre në sistemin e pagave kjo e ka një kosto rreth 2.1 milionë euro, po ashtu edhe shërbimet e tjera për veshmbathje, etj. Kjo çështje do të adresohet dhe besoj ta ketë një epilog pozitiv”, tha ministri i Mbrojtjes.
Mirëpo ministrja Bajrami tha se një burim të tillë financiar nuk mund ta siguroj për momentin.
“Para nesh kemi buxhetin i cili i ka të barabarta të hyrat dhe dalat. Kur propozohen amendamente duhet të specifikohet burimi i financimit. Si ministre tani për tani nuk kam ndonjë burim të tillë për të financuar një kosto të tillë. Nuk kam financa për të financuar një burim të tillë. Nëse ministri ka ndonjë burim të na propozoj ndonjë burim nga ministria e tij le të na e propozon, përndryshe le të mbetet kjo çështje e rishikimit”, ka thënë ajo.
Tutje ministrja Bajrami po ashtu tha se me situatën pandemike me të cilën po përballet Kosova, parashikimet për burime financiare janë shumë të vështira dhe të pasigurta.
“Përndryshe parashikimet janë shumë të vështira dhe të pasigurta me numrat që po kthehen, situata mund edhe të përkeqësohet kështu që në këtë moment nuk kam përgjigje për adresim të kësaj kërkese. Më vjen shumë keq”, ka thënë ndër të tjera ministrja e Financave, Hykmete Bajrami. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë