LAJMI I FUNDIT:

Qumështorja Vita, sponsor kryesor i ngjarjes bamirëse “Let’s Dance”

Qumështorja Vita, sponsor kryesor i ngjarjes bamirëse “Let’s Dance”

Qumështorja Vita pati kënaqësinë të jetë sponsor kryesor i ngjarjes “Let’s Dance” që u mbajt të enjten me qëllim të mbledhjes së fondeve për shërbime shëndetësore në të mirë të nënave dhe fëmijëve në Kosovë.

Kjo ngjarje është organizuar nga Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe është mbajtur në Prishtinë.

Duke qenë mbështetëse kryesore e kësaj ngjarje, Qumështorja Vita tregon se mbetet e përkushtuar të ndihmojë njerëzit dhe komunitetin në nevojë.Kjo kompani ka ndihmuar më herët,shoqatën Down Syndrom Kosova,SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës etj.

Qumështorja Vita do të vazhdojë të jetë partner i rëndësishëm i ngjarjeve të tilla edhe në të ardhmen.

Let’s Dance nisi në vitin 2015 si projekt i vullnetit të mirë dhe tashmë është shndërruar në aktivitet të rregullt të Fondacionit Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.
Fondet e mbledhura nga kjo ngjarje shfrytëzohen çdo vit 100% për programe dhe shërbime që u dedikohen nënave dhe fëmijëve.

Përveç karakterit bamirës, ngjarja ka formatin e një feste të bukur për pjesëmarrësit. /Telegrafi/