LAJMI I FUNDIT:

Qumështorja Vita ndihmon Klinikën e Infektives

Qumështorja Vita ndihmon Klinikën e Infektives

Në këtë periudhë të pandemisë COVID-19 ndër shumë shërbyes civil, janë stafi mjekësor ata të cilët po punojnë pa pushim për të trajtuar dhe ndihmuar të gjithë ata pacientë të cilët kërkojnë shërim në reparte të ndryshme.

Klinika e infektives në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është ajo e cila po punon pa ndërprerë për t’i ndihmuar pacientët e prekur nga Covid-19, ndërsa qumështorja Vita po ndihmon këtë klinikë me produktet e saj që sadopak t’ua lehtësojnë ditët.

Për pacientët e shtrirë aty, Qumështorja Vita po dërgon produktet e saj si lëngje tango plus, jogurt Vita dhe qumësht Vita si dhe ujë Akull.

Përveç klinikës infektive, qumështorja Vita produktet e saj po i dhuron edhe për familjet në nevojë. Kjo në bashkëpunim me Odën Ekonomike dhe me Klubin e prodhuesve vendorë.

Ndihma për Klinikën e Infektives si dhe shumë familjeve në nevojë nga Qumështorja Vita vjen pas situatës së krijuar për shkak të COVID-19.

Qumështorja Vita edhe herëve të tjera ka ndihmuar institucione dhe familje në nevojë përmes projekteve të Përgjegjësisë Shoqërore Korporative.

Artikull i sponzorizuar