LAJMI I FUNDIT:

Qumështarët i shkruajnë letër kryeministrit Hoti, nga e hëna fillojnë protestat

Qumështarët i shkruajnë letër kryeministrit Hoti, nga e hëna fillojnë protestat

Shoqata e Fermerëve Kosovar të Qumështit, i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, lidhur me sfidat që po përballet ky sektor.

Në letrën drejtuar kryeministrit, Shoqata e Fermerëve thekson se janë para bankrotimit total, transmeton Telegrafi.


“Duam të ju informojmë se gjendja jonë tashmë është e padurueshme dhe ne ndodhemi para bankrotimit total. Informacionet që ju kemi dërguar përmes Ministrive te caktuara na bëjnë të sigurt se ju keni qenë të informuar me kohë për vështirësit nëpër të cilat po kalojmë ne. Fatkeqësisht, ashtu sikurse Qeveritë e mëhershme as ju nuk e patë të udhës që të ndërmerrni asnjë masë mbrojtëse për prodhuesit e Qumështit të cilët tash e sa vite kanë probleme të mëdha”.

Letra e plotë drejtuar kryeministrit Hoti nga Shoqata e Fermerëve Kosovar të Qumështit:

“I nderuar Kryeministër Hoti

Ne fermerët e Qumështit se bashku me pikat grumbulluese dhe disa përpunues vendorë të Qumështit ju drejtohemi juve si Kryeministër i Kosovës si dhe kabinetit tuaj Qeveritarë, me qëllim të informimit dhe shprehjes së pakënaqësisë ekstreme.

Duam të ju informojmë se gjendja jonë tashmë është e padurueshme dhe ne ndodhemi para bankrotimit total .

Informacionet që ju kemi dërguar përmes Ministrive te caktuara na bëjnë të sigurt se ju keni qenë të informuar me kohë për vështirësitë nëpër te cilat po kalojmë ne.

Fatkeqësisht ashtu sikurse Qeveritë e mëhershme as ju nuk e patë të udhës që të ndërmerrni asnjë masë mbrojtëse për prodhuesit e Qumështit të cilët tash e sa vite kanë probleme të mëdha .

Ne tash e sa vite e kemi bërë të qartë se problemi kryesor i tepricave te Qumështit është importi i jashtëligjshëm i produkteve me vaj palme e të cilat duke mashtruar konsumatoret vendore shiten si produkte të “Qumështit” .

Ne mbi te gjitha jemi viktima të mosfunksionimit te ligjit .

Pa ligj importohet dhe

Pa ligj prodhohet tash e sa vite ?!

Deri kur ,do të lejoni që mbi kurrizin ton dikush të pasurohet pa ligj ???

I nderuar Kryeministër pasi që nuk po shohim asnjë zgjidhje tjetër ju njoftojmë se nga data 14/09 /2020 ne do të fillojmë protesta masive me të gjitha mjetet e lëvizshme bujqësore .

Protesta do të shoqërohet me derdhjen e përditshme të rreth 50 -60 tonëve Qumësht i cili nuk po grumbullohet tashmë një kohe .

Protestat do të jenë 24 orë dhe fillimisht do të ketë në Prishtinë mandej në të gjitha komunat e Kosovës e pastaj edhe tek importuesit dhe përpunuesit vendor që përdorin vajin e palmës.

Ne do të mbrojmë me çdo çmim atë që e kemi krijuar me shumë mund dhe sakrificë .

Me nderime

Besim Kuqi

Kryetar”./Telegrafi/