Me Quite Mode, Facebook ju inkurajon të kaloni më pak kohë në rrjetin social
Facebook ka lëshuar një veçori të re sot në aplikacionin e saj të iOS të quajtur ‘Quite Mode’. Rrjeti më i madh social në botë prezantoi tiparin e ri në një postim në blog këtë pasdite.
Karakteristika do të kufizojë njoftimet që ju vijnë nga aplikacioni dhe nëse përpiqeni të hapni aplikacionin e Facebook ndërsa ‘Quite Mode’ është e ndezur, ju do të përshëndeteni me një njoftim të ri në ekran i cili do të ju kujtojë që jeni në kohën e pushimit nga aplikacioni si dhe do të ju tregojë edhe sa kohë ju ka mbetur për rikthim me qasje të plotë në Facebook përsëri.
Sigurisht që mund ta fikni këtë funksion dhe të riktheheni përsëri në Facebook nëse dëshironi.
“Ndërsa të gjithë ne përshtatemi me rutinat e reja dhe qëndrojmë në shtëpi, vendosja e kufijve për mënyrën se si e kaloni kohën tuaj në internet mund të jetë e dobishme. Nëse do t’ju ndihmojë të përqendroheni në familjen dhe miqtë tuaj, të flini pa shpërqendruar ose të menaxhoni si e kaloni kohën tuaj në shtëpi, ne kemi mjete që mund t’ju ndihmojnë të gjeni ekuilibrin e duhur për mënyrën e përdorimit të Facebook-ut” thuhet në njoftim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago
Netflix nuk do të zbulojë numrin e abonentëve dhe sa para fiton
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok
Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim
Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë "të frymëzuar nga truri i njeriut"
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi