LAJMI I FUNDIT:

QUINT-i thirrje Listës Serbe të rishqyrtojnë qëndrimet për zgjedhjet e 21 prillit në katër komunat në veri të Kosovës

QUINT-i thirrje Listës Serbe të rishqyrtojnë qëndrimet për zgjedhjet e 21 prillit në katër komunat në veri të Kosovës

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka bërë të ditur se anëtarët e KKZ-ve prej Listës Serbe janë dorëhequr në katër komunat veriore me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potik, ndërsa anëtari i Nismës Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë është dorëhequr në Mitrovicë të Veriut.

Për këtë kanë reaguar shtetet e QUINT-it, ku kanë kërkuar që t’i rishqyrtojnë vendimet dhe qëndrimet e tyre në lidhje me zgjedhjet e 21 prillit.


Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara dhe Zyra e BE-së në Kosovë pranojnë se, në përputhje me kërkesat e saj ligjore, Kosova do të mbajë votimet për tërheqjen e kryetarëve më 21 prill në katër komunat në veri të Kosovës.

Kjo kërkohet si rezultat i përpjekjeve të suksesshme nismëtare të bëra nga qytetarët brenda kuadrit ligjor ekzistues dhe të vërtetuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Na vjen keq për deklaratat e Listës Serbe dhe aktorëve të tjerë politikë serbë të Kosovës që bëjnë thirrje për tërheqje nga pjesëmarrja në këtë votim për tërheqjen e kryetarëve. Pjesëmarrja demokratike është thelbësore për të siguruar që institucionet e zgjedhura të jenë përfaqësuese të popullatave të cilave u shërbejnë. Votimi është një liri kritike e shoqërive demokratike”, thuhet në njoftim.

“Ne e pranojmë se zgjedhjet e 23 prillit 2023 nuk dhanë zgjidhje politike afatgjatë për këto komuna dhe se qeverisja përfaqësuese në veri do të rikthehet kur të mbahen zgjedhjet për kryetarë komunash me pjesëmarrjen aktive të të gjitha komuniteteve”, theksohet tutje.

Sipas QUINT-it, bojkotimi i votimit të 21 prillit nuk do të sjellë këtë rezultat dhe as nuk do të sjellë ndonjë përfitim për qytetarët që jetojnë në veri.

QUINT i bën thirrje Listës Serbe dhe të gjithë të tjerëve që kanë bërë thirrje për tërheqje, të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre dhe të përdorin plotësisht mjetet demokratike në dispozicion për të avancuar demokracinë efektive dhe përfaqësuese.

Po ashtu, QUINT i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të jetë e përgjegjshme ndaj shqetësimeve të qytetarëve të saj dhe të veprojë me profesionalizëm gjatë gjithë këtij procesi.

“Ftojmë të gjitha palët e interesuara që të veprojnë në atë mënyrë që të gjithë qytetarët që kanë të drejtë vote në veri të Kosovës të kenë mundësi të marrin pjesë”, thuhet në njoftim.

Sekretariati i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) ka kërkuar të martën prej dy subjekteve politike, Listës Serbe dhe Nismës Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, që t’i zëvëndësojnë anëtarët e dorëhequr prej Komisioneve Komunale Zgjedhore (KKZ).

Sipas KQZ-së, dy subjektet kanë afat deri më 11 prill, në orën 16:00, që t’i nominojnë emrat e rinj.

OSBE i quan zhgënjyese deklaratat e Listës Serbe, fton serbët e veriut të votojnë më 21 prill
Lexo po ashtu OSBE i quan zhgënjyese deklaratat e Listës Serbe, fton serbët e veriut të votojnë më 21 prill

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar më 8 prill për Radion Evropa e Lirë se katër anëtarë të Listës Serbe janë dorëhequr prej KKZ-ve në komunat veriore.

Ai ka thënë se sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, KKZ-të administrojnë zgjedhjet brenda komunës përkatëse, nën mbikëqyrjen ekskluzive dhe udhëzimet e KQZ-së.

Lajmi është dorëheqjen e tyre është bërë i ditur vetëm një ditë pasi Lista Serbe – partia që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – ka thënë se nuk do të marrë pjesë në votimin për apo kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në katër komunat veriore, ndonëse më parë e ka përkrahur këtë proces.

Votimet në katër komunat janë planifikuar të mbahen më 21 prill.

“Qëndrimi i Listës Serbe është të mos marrë pjesë në referendumin e thirrur nga Albin Kurti [kryeministri i Kosovës], sepse ai bëri gjithçka që ai të dështojë”, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, të dielën në një konferencë për media në Mitrovicën e Veriut.

Hapi që të votohet për apo kundër shkarkimit të kryetarëve të komunave në veri është marrë bazuar në një udhëzim administrativ të Qeverisë së Kosovës, që i ka hapur rrugën largimit të një kryetari nga pozita që mban.

Sipas udhëzimit të miratuar shtatorin e vitit të kaluar, që ky votim të jetë i suksesshëm, duhet 50 për qind, plus një votë e qytetarëve me të drejtë vote.

Pas kësaj, rezultati i dërgohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për të shpallur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Aktualisht në krye të komunave veriore janë katër shqiptarë, të cilët i kanë fituar zgjedhjet e prillit të vitit të kaluar, të bojkotuara nga Lista Serbe dhe një pjesë e serbëve lokalë.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka shprehur keqardhje për thirrjen që ka bërë Lista Serbe për bojkotimin e votimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori