LAJMI I FUNDIT:

QUINT-i kërkon zgjedhje të drejta dhe të sigurta më 14 shkurt

QUINT-i kërkon zgjedhje të drejta dhe të sigurta më 14 shkurt

Vendet e QUINT-it kanë kërkuar nga përfaqësuesit e institucioneve vendore të zbatimit të ligjit, që të angazhohen dhe sigurojnë proces zgjedhor të drejtë dhe të sigurt më 14 shkurt.

Ambasadorët e QUINT-it(Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë dhe Italisë) këtë të enjte kanë thirrur në takim koordinatoren për zgjedhje Laura Pula, dhe përfaqësuesit e institucioneve vendore të zbatimit të ligjit, të cilat janë pjesë e memorandumit për mbrojte të votës.


Ata kanë diskutuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.

Ndërkaq, Pula i ka njoftuar ambasadorët e QUINT-it, me veprimet e ndërmarra nga viti 2013 e deri më tani nga Prokurori i Shtetit, ku ka theksuar se, çdo herë që janë mbajtur zgjedhjet kanë pasur rolin e vetëm për mbrojtjen e votës së qytetarëve.