LAJMI I FUNDIT:

QUINT-i kërkon Qeveri me shumicë stabile në Parlament

QUINT-i kërkon Qeveri me shumicë stabile në Parlament

Vonesat e gjata në formimin e Qeverisë nuk janë në interesin më të mirë të Kosovës, ekonomisë së saj dhe popullit të saj.

Madje Kosova duhet t’i adresojë sa më parë problemet akute në mënyrë që ta avancojë zhvillimin ekonomik, politik, integrimin e saj euroatlantik e çka është më e rëndësishmja stabilitetin rajonal, shkruan “Zeri”.


Kjo është kërkesa që ambasadat e QUINT-it e kanë për autoritetet kosovare dhe liderët e partive politike.

Sipas tyre Kosova ka nevojë për një qeveri me legjitimitet demokratik e që do të merrej urgjentisht me luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Madje, Ambasada Gjermane në Kosovë specifikisht është ndalur në nevojën që Kosova ta formojë një qeveri, e cila do ta ketë një shumicë stabile në Parlament.

E tërheqja e investimeve të huaja dhe krijimi i vendeve të reja të punës duhet të jetë prioritet i secilës qeveri, e cila do të formohet pas certifikimit të rezultateve. /Zëri/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori