LAJMI I FUNDIT:

“Quest është një produkt më i mirë dhe pikë”, thotë Zuckerberg pasi rishikoi pajisjet e Apple, Vision Pro

“Quest është një produkt më i mirë dhe pikë”, thotë Zuckerberg pasi rishikoi pajisjet e Apple, Vision Pro

Shefi i Meta-s, ka rishikuar pajisjet e Apple Vision Pro, megjithatë beson se produkti rival i Meta-s, Quest është produkt më i mirë për shumicën e gjërave për të cilat njerëzit i përdorin kufjet e realitetit virtual dhe të përzier.

Ai e ndau pikëpamjen e tij në llogarinë e tij në Instagram, të xhiruar me produktin Quest 3 Mixed Reality Passthrough, transmeton Telegrafi.

Zuckerberg pohon se Meta Quest është produkt superior kundrejt pajisjeve Apple Vision Pro. Shefi i Meta-s, potencon se produkti i tij është më i lehtë se shtatë herë më i lirë se Vision Pro.


“Quest, mendoj se është shumë më komod”, deklaroi ai.

Si është një ditë me pajisjet e Apple, Vision Pro? - Vlogeri i njohur ndan përvojën e tij 24-orëshe
Lexo po ashtu Si është një ditë me pajisjet e Apple, Vision Pro? - Vlogeri i njohur ndan përvojën e tij 24-orëshe

Pajisjet Vision Pro të Apple sipas tij e kanë problemin e turbullimit të lëvizjes, që mund t’u shkaktojë përdoruesve jo-rehati.

Ndonëse ka mënyra për të minimizuar këtë me hapa të thjeshtë, Zuckerberg pohon se “Quest është shumë më i qartë”.

Zuckerberg gjithashtu vuri në dukje se Quest ka një fushë më të gjerë shikimi dhe ekrane më të ndritshme se Apple Viision, Pro dhe se pajisjet e Meta-s do të ofrojnë një përvojë më të mirë të lojërave. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Mark Zuckerberg (@zuck)

Në trend Teknologji

Më shumë
Meta krijon superinteligjencë që konsumon shumë energji elektrike, që do të mund të furnizonte katër milionë familje amerikane

Meta krijon superinteligjencë që konsumon shumë energji elektrike, që do të mund të furnizonte katër milionë familje amerikane

Teknologji
Google sjell

Google sjell "modelet falas" të Inteligjencës Artificiale që mund të transformojnë mjeksinë

Teknologji
Apple po përgatitet të prezantojë iPhone e parë të palosshëm

Apple po përgatitet të prezantojë iPhone e parë të palosshëm

Teknologji
Dita Botërore e

Dita Botërore e "Emoji" - cila është më e popullarizuara?

Teknologji
Kompania e Mira Muratit për inteligjencë artificiale vlen 12 miliardë dollarë

Kompania e Mira Muratit për inteligjencë artificiale vlen 12 miliardë dollarë

Teknologji
iPhone i parë i palosshëm mund të kushtojë më pak nga sa mendonit

iPhone i parë i palosshëm mund të kushtojë më pak nga sa mendonit

Teknologji
Kalo në kategori