LAJMI I FUNDIT:

Qualcomm prezanton procesorët e rinj

Qualcomm prezanton procesorët e rinj

Qualcomm ka shfaqur sot dy produkte shtesë në linjën e procesorëve mobil, respektivisht Snapdragon 660 dhe Snapdragon 630. Këto dy pajisje do të pasojnë Snapdragon 653 dhe Snapdragon 626.

Snapdragon 660 është i bazuar në teknologjinë 14nm dhe është i pari nga seria 600 që sjell Kryo CPU. Kjo teknologji thuhet se është 20 për qind më e shpejtë se ajo në Snapdragon 653.


GPU është Adreno 512, që është 30 për qind më e shpejtë se Adreno 510 që gjendet në 653.

Snapdragon 630 bazohet në teknologjinë 14nm dhe ka Cortex A-53 CPU me shpejtësi prej 2.2GHz, 10 për qind më të shpejtë se Snapdragon 626 dhe GPU Adreno 508, 30 për qind më të shpejtë.

Snapdragon 660 është e gatshme tani për harduerët e partnerëve të kompanisë dhe procesori do të filloj të dërgohet në fund të këtij tremujori.

Në anën tjetër, Snapdragon 630 do të jetë i gatshëm në fund të majit, dhe pajisjet që kanë këtë procesor do të fillojnë të dërgohen gjatë tremujorit të ardhshëm.