Quagliarella barazon rekordin 25-vjeçar të Batistutas në Serie A, shënon 11 ndeshje radhazi

Fabio Quagliarella e ka barazuar rekordin e të gjitha kohërave nga Gabriel Batistuta, duke shënuar në 11 ndeshje radhazi në Serie A.
Sulmuesi italian ka bërë një arritje të jashtëzakonshme në prag të përfundimit të karrierës duke shënuar në 11 ndeshje radhazi.
Quagliarella këtë arritje e bëri vetëm pak ditë pas ditëlindjes së tij të 36-të, e cila ishte gjatë të enjtes.
36-vjeçari kompletoi arritjen e rekordin në takimin e mbrëmjes së shtunë ndaj Udineses në Marassi, duke shënuar me ftohtësi një penallti.
Batistuta gjeti rrjetën në secilin nga 11 ndeshjet e para të sezonit 1994-95 për Fiorentinën, duke bërë që ky rekord të mbetet për plot 25 vite.

Megjithatë, Quagliarella ka shënuar në 11 paraqitjet e tij të fundit të Serie A, sepse gjatë fillimit të kampionatit kaloi një ndeshje në stol.












































