LAJMI I FUNDIT:

Qoftere nga sardelet

Qoftere nga sardelet

Qoftere të shijshme nga sardelet janë zgjedhje ideale

Përbërësit (4 porcione):


– 500 g sardele;
– 1 qepë e kuqe;
– 2 thelpinj hudhre;
– një vezë;
– 1 tufë majdanoz;
– thërrmija buke;
– kripë;
– piper;
– vaj për fërgim;
– majonezë ose tartar;
– 4 somune,
– sallatë të gjelbër.

Përgatitja:

Sardelet, qepën, hudhrën dhe majdanozin grimconi sa më shumë që të jetë e mundshme dhe bashkë përzieni në një enë më të madhe me 2-3 lugë thërrmija buke.

Nëse tretja është tepër e lagësht, shtoni edhe më shumë thërrmija buke.

Është me rëndësi që nga tretja mund të formoni qoftere të cilat nuk do të ngjiten për duar.

Qofteret rrotulloni edhe një herë në thërrmija buke dhe piqni në temperaturë të lartë derisa të marrin pak ngjyrë.

Vendosni në peshqir letre që të thithin tepricën e yndyrës.

Shërbeni në somunen të cilën e keni pjekur pak në të njëjtën tavë.

Në njërën gjysmë vendosni sallatë të gjelbër dhe qofteren.

Lyeni me majonezë apo me salcë tartari dhe mbulojeni e pjesën tjetër të somunes.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.