QMK: Janë regjistruar nëntë zjarre aktive në hapësira të hapura në Maqedoni

Deri në orën 13:00, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 16 zjarre në ajër të hapur, nga të cilat nëntë janë aktive, katër janë nën kontroll dhe tre janë shuar, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Sipas të dhënave të QMK-së, zjarret janë aktive në zonën midis fshatrave Burinec, Lokovë, Sellcë dhe Elevci në Komunën e Strugës, pranë fshatit Belicë në Komunën e Makedonski Brod, pranë fshatit Bence në të njëjtën komunë, si dhe në zonën e fshatit Knezino në lokalitetin Cërn Kamen në rajonin e Kërçovës.
Zjarre aktive ka edhe pranë fshatit Gajre në rajonin e Tetovës, në zonën e fshatit Pallaticë në Komunën e Zhelinës, si dhe pranë fshatrave Peçkovo dhe Padalishte në rajonin e Gostivarit dhe pranë fshatit Dolgaec në Komunën e Dollnenit.
Zjarret pranë fshatit Tajmishte në rajonin e Kërçovës, pranë fshatit Kopanicë në Komunën e Sarajit, në deponinë e qytetit në Dellçevë dhe pranë fshatit Brest në lokalitetin Ramno në Komunën e Çuçer-Sandevës janë vënë nën kontroll./Telegrafi/




































