LAJMI I FUNDIT:

QKUK pajiset me 10 ultrazë dhe llamba operative për sallat e operacionit

QKUK pajiset me 10 ultrazë dhe llamba operative për sallat e operacionit

Gratë që kanë nevojë për kontrolle gjinekologjike, tash e tutje do të kenë më të lehtë që në kuadër të Klinikës së Gjinekologjisë t’i kryejnë këto ekzaminime, pasi kjo klinikë është pajisur me 2 ultrazë modern.

Kështu thuhet në njoftimin për media të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK).


Më tutje në këtë njoftim thuhet se përveç kësaj klinike, me ultrazë të ri janë pajisur edhe Klinika Emergjente, ku mjekët emergjent do ta kenë më të lehtë menaxhimin e rasteve emergjente.

E shërbime më cilësore do marrin edhe foshnjat e porsalindura në Klinikën e Neonatologjisë,  që poashtu është pajisur me ultrazë, sikurse është pajisur edhe Klinika e Kirurgjisë Pediatrike. Me ultrazë janë furnizuar edhe Klinika e Fiziatrisë, Klinika e Anestezionit, Shërbimi i Mjekësisë Nukleare,  ambulancat specialistike dhe disa klinika të tjera”, sqarohet në këtë komunikatë.

Sipas SHSKUK, këto paisje janë blerë pas punës intensive të menaxhmentit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, i cili si prioritet të punës së saj ka renditur furnizimin me aparaturë dhe paisje mjekësore për njësitë e SHSKUK.

“Poashtu, sallat operative të Klinikës së Gjinekologjisë dhe Kirurgjisë Pediatrike janë pajisur me llamba operative që më parë kanë qenë në mungesë”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori