LAJMI I FUNDIT:

QKUK: Brenda 24 orëve janë paraqitur 281 raste për trajtim mjekësor

QKUK: Brenda 24 orëve janë paraqitur 281 raste për trajtim mjekësor

Në Klinikën Emergjente të Qendrën Klinike Universitare të Kosovës brenda 24 orëve janë paraqitur 281 raste për trajtim mjekësor.

Sipas raportit të punës, 44 pacientë morën shërbimin e nevojshëm mjekësor në dhomën e kujdesit të avancuar emergjent.


Stafi mjekësor ka trajtuar edhe 98 raste në dhomën internistike, kurse në atë ortopedike 69. Gjatë intervalit kohor prej 24 orësh, gjithashtu, janë realizuar 55 vizita kirurgjike.

Si pasojë e aksidenteve në trafik, 13 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Me udhëzim të mjekëve, 28 pacientë janë shtrirë në klinika të ndryshme të QKUK-së, për trajtim të mëtutjeshëm. /Telegrafi/