LAJMI I FUNDIT:

QKMK: Kemi marrë të gjitha veprimet për luftimin e përhapjes së “Gripit të shpezëve”

QKMK: Kemi marrë të gjitha veprimet për luftimin e përhapjes së “Gripit të shpezëve”
Foto: Ilustrim

Qendra kombëtare për menaxhim kufitar ka bërë të ditur se janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas Udhëzimit Administrativ Nr.24/2005 për luftimin e sëmundjes zoonotike të shpezëve “Gripi i shpezëve”(Avian Influenza), pas paralajmërimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar të gjithë qytetarët, fermerët, institucionet qendrore dhe lokale të Republikës së Kosovës, se ka dyshime të bazuara për paraqitjen e sëmundjes “Gripi i Shpezëve”(Avian Influenza) tek shpezët në fermat e ekonomive familjare në katër lokacione në vend.


“Sipas udhëzimit administrativ Nr.24/2005 Për luftimin e sëmundjes zoonotike të shpezëve ‘Gripi i shpezëve’ Avian Influenza autoritet kompetente shtetërore dhe  fermerët janë të obliguar të ndërmarrin veprime konkrete për parandalimin e përhapjes së sëmundjes. Ne si autoritet jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas Udhëzimit Administrativ Nr.24/2005 për luftimin e sëmundjes zoonotike të shpezëve ‘Gripi i shpezëve’”, thuhet në njoftimin e QKMK.

Masat fillestare për parandalimin e përhapjes së sëmundjes “Gripi i Shpezëve” janë:

Ndalohet lëvizja e shpezëve nga fermat, mbajtja e panaireve, tregjeve, ekspozitave dhe grumbullimeve të tjera të shpezëve dhe zogjve të tjerë.

Të ngritët niveli i biosigurisë në ferma, për të penguar përhapjen e sëmundjes (parandalimi i kontaktit në mes të shpezëve të egra dhe atyre shtëpiake, vendosja dezbarierave në hyrje dhe dalje të fermave, ndalimin e hyrjes së personave të paautorizuar, ushqimet, pajisjet dhe plehu, të mos jen në kontakt me fermat e prekura me këtë sëmundje.

Kontrollin e lëvizjes së shpezëve brenda zonës së mbikëqyrjes duke i zbatuar masat e dezinfektimit;

Masat qe do të aplikohen në zonën mbrojtëse:

Identifikimin e të gjitha pronave me shpezë brenda zonës;

Vizita periodike të të gjitha pronave me shpezë, ekzaminimin klinik të atyre shpezëve, përfshirë edhe marrjen e mostrave, nëse është e nevojshme për ekzaminime laboratorike,

Përdorimi i mjeteve të duhura për dezinfektimit në hyrje dhe dalje të pronës;

Ndalohet transporti i shpezëve pa aprovim nga autoriteti kompetent;

Do të mbikëqyrën të gjitha masat që janë të vendosura sipas udhëzimit administrativ për zonat e mbrojtura. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Lajme
Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Lajme
“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

Lugina
Kalo në kategori